Tavo: Sanksione ndaj atyre që lejojnë zhurmat

Ministri Tavo e vuri theksin në zbatimin e këtij akti normativ të qeverise për të siguruar pushime të qeta dhe jetesë të pangarkuar me zhurma.
“Ky është një akt normativ me fuqinë e ligjit, për kontrollin dhe monitorimin e nivelit të zhurmave”, vlerëson Tavo. Ai ka kërkuar bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional dhe që strukturat shëndetësore të raportojnë çdo ditë pranë policisë dhe pushtetit vendor për nivelin e zhurmave, duke kërkuar edhe zbatimin rigoroz të orareve të diskove, pabeve etj, sidomos në Sarandë, që ka veçorinë se klasifikohet në zonë urbane, turistike dhe bregdetare njëherësh.
Ai paralajmëroi marrjen e sanksioneve ndaj punonjësve të strukturave përgjegjëse që tolerojnë në kryerjen e detyrës. “Nuk duhet të përsëritet situata e vitit të kaluar, kur për zhurmat e diskotekave të Sarandës, nuk munguan ankesat deri dhe nga banorët, pushuesit apo autoritetet e ishullit të Korfuzit (Greqi) përballë”, u shpreh Tavo.
Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë kërkoi angazhim maksimal për mbajtjen nën kontroll të situatës higjieno-sanitare, mbajtjen në gatishmëri të autoambulancave në sezonin veror, shërbime më pranë plazheve etj. Nga qyteti i Sarandës, ministri Tavo i është kthyer kërkesës për etikën e komunikimit nga bluzat e bardha, si dhe për të shërbyer me orare të plota në qendrat shëndetësore të fshatrave. /Start/
2012-08-04 14:48