E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi- Masa ndaj emigrantëve sirianë, nis dëbimi i refugjatëve ilegalë

Greqi- Shteti grek ka ndërmarrë një aksion kundër emigrantëve ilegalë. Mbi 1880 policë janë vendosur përgjatë kufirit me Turqinë, në sajë të një aksioni të koduar Xenios Zeus.

Kjo masë është marrë për të ndaluar dhe shtetasit sirianë të cilët nëpërmjet Turqisë kalojnë në Greqi dhe më pas në të gjitha vendet e Evropës.

Pak ditë më parë ministri i Brendshëm gjerman, Hans Peter Fritrih, i kërkoi Athinës dhe Ankarasë të marrin masa për të ndaluar vërshimin e popullit sirian drejt Evropës. Pas thirrjes së tij Athina ka ndërmarrë një sërë aksionesh, pasi rreth 1500 policë në kryeqytet kanë filluar kontrollet shtëpi më shtëpi për të kontrolluar dokumentacionet e emigrantëve.

Në një deklaratë për mediat ministri i Rendit Nikos Dhendias tha se ne duhet të tregojmë se Greqia nuk është një vresht pa zot, duke paralajmëruar bllokimin e kufirit me Turqinë për parandalimin e valës së emigrantëve sirianë që kanë lënë vendin e tyre si pasojë e luftimeve.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›