I pandehuri për “Qafë-Gjashtën”: “Nuk kam lidhje me masakrën”
Reagon në sallën e gjyqit Vladimir Sinani, kërkon të lihet i lirë.
Laureta Rryçi
Tiranë - I pandehuri për masakrën e Qafë-Gjashtës reagon në sallën e gjyqit duke mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Seanca e parë, ku janë 10 të pandehur, vijoi dje me debate mes të pandehurit Vladimir Sinani dhe kryetarit tw trupit gjykues. Më pas të pandehurit paraqitwn kërkesën pwr tw patur të njëjtët avokatë që kanë pasur në fazën e hetimit. Nga 10 të akuzuarit e masakrës së Qafë-Gjashtës, katwr prej tyre gjykohen në mungesë për shkak se janë në kërkim. Bëhet fjalë për gjykimin e një ngjarjeje të rëndë, të ndodhur në hyrje të qytetit të Sarandës më 4 mars 1997, ku të pandehurit e këtij procesi akuzohen për djegien e oficerit të Krimeve Gjergji Mehmeti dhe plagosjen e dy personave të tjerë, mes tw cilëve edhe ish-shefi i Krimeve të Vlorës, Sokol Bizhga.
Procesi
Megjithë nisjen e shqyrtimit gjyqësor, kjo dosje penale nuk ka mundur të fillojw normalisht për shkak të mungesës së dy prej të pandehurve. Të gjithë të akuzuarit janë ish-anëtarë të Komitetit të Shpëtimit në qytetin jugor të Sarandës gjatë trazirave të vitit 1997 dhe të akuzuar për precedentë penalë si: vrasje, grabitje, dhunim e djegie të komisariatit të policisë. Nga hetimet e kryera nw vitin 2004 dhe nga analiza e hetimeve 12-mujore nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka rezultuar se 10 të pandehurit - Vladimir e Nestor Sinani, Alqi Paguni, Eduart Çipa, Edmond Sejko, Arben Këndezi, Agron Qurku, Mikel Këndezi, Aleksandër Bala dhe Riston Llapa - kanë qenë personat që kanë qëlluar në drejtim të efektivëve të policisë së Vlorës, të cilët po ktheheshin nga Saranda për në Gjirokastër, në vendin e quajtur Qafë-Gjashtë.
Zhvarrimi
Kur dosja ishte ende në fazën e hetimeve, Prokuroria e Krimeve të Rënda zhvarrosi policin e masakruar në Qafë-Gjashtë gjatë trazirave të vitit 1997. Një grup ekspertësh kryen këqyrjen e trupit për të verifikuar nëse ish-agjenti Gjergj Mehmeti, i Komisariatit Sarandë, ishte djegur i gjallë dhe mw pas ishte vrarë apo e kundërta. Sipas dëshmive, polici Mehmeti është shpuar me bajoneta dhe më pas, në gjendje të rëndë, është spërkatur me napalm dhe wshtw djegur i gjallë. Në mjetin ku udhëtonin efektivët është hedhur edhe një sasi eksplozivi, ndërkohë që Bizhga ka mbetur i plagosur në këmbë.
27 Nentor 2008