Fazlliç: “Më hiqni sekuestrot nga paratë dhe dokumentet”
Çfarë ndodhi dje në sallën e gjyqit, debatet mes avokatit dhe prokurorit. Biznesmeni kërkon mbrojtjen e tij me dy avokatë, mbërrin dhe prokura tjetër
Laureta Rryçi
Tiranë - Damir Fazlliç i është drejtuar Gjykatës së Tiranës me tri kërkesa. Sipas avokatit të tij, Genc Gjokutaj, Gjykata duhet të shfuqizojë vendimin e prokurorisë, duke hequr kështu sekuestron mbi llogaritë bankare, depozitat dhe dokumentet mbi firmat e tij, që janë vënë po në sekuestro. Sakaq, prokurori i çështjes u shpreh para gjyqtarit se institucioni i akuzës nuk ka kryer asnjë veprim antiligjor. Madje, sipas tij, hetimet po vazhdojnë edhe gjatë këtyre ditëve për të grumbulluar prova nëse bazohen dyshimet që kanë për pastrim parash. Në seancën e djeshme, Fazlliç e njohu gjykatën se në këtë proces të nisur prej kërkesës së tij do të mbrohet me dy avokatë. Fazlliç kishte pajisur me prokurë Ibrahim Lajen që të ndiqte mbrojtjen e tij bashkë me Gjokutajn.
Seanca
Gjatë seancës së djeshme avokati Gjokutaj lexoi kërkesën e plotë se përse klienti i tij, Fazlliç, kërkonte kundërshtimin e vendimit të prokurorisë mbi sekuestrot. Avokati mbrojtës i Fazlliçit, Genc Gjokutaj, kërkoi shfuqizimin e vendimit ndaj klientit të tij për shkak të problemeve të shumta juridike që janë hasur gjatë sekuestrimit të dy kompanive. Disa ditë para se prokuroria të niste hetimet për kompanitë e biznesmenit në fjalë, Fazlliç ka ndryshuar statusin e dy kompanive të tij, nga SHPK në SHA. Për këtë arsye Gjykata ka vendosur të marrë në shqyrtim pretendimet e avokatit mbrojtës.
Akuza
Prokuroria dyshon se biznesmeni boshnjak ka pastruar para në Shqipëri dhe për këtë prej disa javësh ka vënë në sekuestro një sërë pasurish që rezultojnë në emrin e tij. Mbrojtja ligjore e Damir Fazlliçit, biznesmenit boshnjak të akuzuar për pastrim parash në Shqipëri, e ka cilësuar si të paligjshme këtë akuzë.
Në fund të seancës, gjyqtari i kërkoi përfaqësuesit të akuzës që në seancën e ardhshme të paraqesë pretendimet me prova shkresore se përse janë vënë pasuritë e Fazlliç në sekuestro. Fazlliç është i njohur për lidhjet e shumta me kryeministrin Berisha dhe me drejtues të tjerë të institucioneve të rëndësishme shtetërore. Mbrojtja ligjore e biznesmenit Fazlliç kërkon në këtë proces shfuqizimin e vendimit të akuzës për sekuestrimin e aseteve që ai disponon në Shqipëri.
27 Nentor 2008