I papuni shpërthen portën e Presidencës
Prej 12 vitesh nuk gjente punë dhe zemërimi e ka çuar një 50-vjeçar të ndërmarrë një akt të guximshëm, por kriminal. Ka hipur në makinën e tij dhe i është drejtuar furishëm portës së Presidencës, duke u përpjekur që të hyjë brenda. Ai kishte vendosur që me çdo kusht të takonte Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topin. Do t‘i kërkonte punë, por ka zgjedhur mënyrën e gabuar për të kryer një kërkesë të tillë. Protagonisti i kësaj ngjarjeje është Mevlan Fejzaj, i cili pavarësisht se është aktivist i Partisë Demokratike, nuk është kënaqur nga asnjë sistem qeverisjeje. "Kam 12 vjet pa punë dhe doja të takoja Presidentin, të më gjente një të tillë", është shprehur protagonisti 50-vjeçar, kur është marrë në pyetje nga oficeri i policisë gjyqësore. Por, nga ana tjetër, familja e tij ka deklaruar në polici se ai prej kohësh kishte shfaqur probleme psikike dhe u është lutur uniformave blu që ta lënë të lirë, pasi edhe në Tiranë e kishin sjellë për ta vizituar e mjekuar. Në lidhje me këtë ngjarje, Policia e Tiranës deklaroi se dje, rreth orës 11:30, salla operative ka marrë informacion nëpërmjet shërbimeve të Gardës së Republikës se në ambientet e jashtme të Presidencës, është tentuar hyrja me forcë nga automjeti i një shtetasi, duke dëmtuar portën e hyrjes nr. 2 të Presidencës, që ndodhet në anë të rrethimit të objektit të rëndësisë së veçantë. Menjëherë, shërbimet e policisë së kryeqytetit dhe shërbimet e Gardës së Republikës, morën masat për ruajtjen dhe sigurimin e rrethimit të jashtëm të Presidencës. Sipas policisë, falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Gardës së Republikës është mundësuar identifikimi dhe kapja e shtetasit Mevlan Mati Fejzaj, 50 vjeç, me banim në Patos të qytetit të Fierit, i cili duke drejtuar automjetin e tij, tip "Benz 200" me targa FR5462C, ka hyrë pas dëmtimit të portës nr. 2, deri në ambientet e jashtme të oborrit të Presidencës. "Pas shoqërimit të shtetasit të sipërcituar, për në ambientet e Komisariatit nr. 2, dhe pas marrjes në pyetje nga grupi hetimor i formuar, u konkludua se ai kishte shfaqur probleme psikike mendore", deklaroi policia, që më pas shtoi se janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje familjarët dhe të afërm të protagonistit të ngjarjes, të cilët deklarojnë se kishin ardhur në Tiranë për të mjekuar Mevlan Fejzajn. Nga ana tjetër, Fejzaj është shprehur para uniformave blu se një veprim të tillë e kishte ndërmarrë, pasi ishte mërzitur nga papunësia. Ai ka shpjeguar se është aktivist i Partisë Demokratike dhe duke pasur besim te Presidenti Topi, ishte nisur për ta takuar. Madje, kishte vendosur të hynte me forcë, duke vënë në dyshim edhe forcat e sigurisë së Gardës së Republikës. Pavarësisht se Presidenca është një ndër objektet me rëndësi të veçantë, ai e ka pasur shumë të lehtë të depërtojë deri në oborrin e saj, ku më pas është kapur nga ushtarët e Gardës.
Policia
I sëmuri ishte i pajisur me patentë
Prej shumë vitesh nuk është regjistruar ndonjë incident me objektet e rëndësisë së veçantë, por ai i djeshmi ka sjellë vëmendjen në sigurinë dhe ruajtjen e këtyre godinave. Gjithashtu, për policinë mbetet problem edhe pajisja e Fejzajt me leje drejtimi për automjete, pavarësisht se ai njihej si person me probleme psikike. Për këtë arsye, patenta e tij është bllokuar dhe ka nisur një hetim më i gjerë.
Policia e Fierit nis hetimet: Dyshojmë se depresioni për shkak të papunësisë është motivi i vetëm
Ish-kampioni i shahut në Patos ishte pa papunë prej 12 vjetësh
Sipas burimeve zyrtare policore të Fierit mësohet se papunësia mund të ketë shtyrë 50-vjeçarin drejt këtij akti. Mësohet se ai vuante nga depresioni. Po burimet nga grupi i hetimet konfirmojnë se Mevlan Fejzaj nuk ka shënuar asnjë precedent të mëparshëm penal, ndërkohë që depresioni i është shkaktuar si shkak i papunësisë prej disa vitesh. "Në bazë të dëshmive që jep bashkëshortja, konfirmohet se i është kthyer në mani puna. Madje edhe zërat që dëgjonte ditët e fundit nxirrnin në pah përpjekjet e tij për punë. Ai ka qenë aktivist dhe anëtar i Partisë Demokratike, dhe te selia e kësaj partie, shpeshherë pas zgjedhjeve të 2005-ës kërkonte punë. Familjarisht njiheshin si familje e djathtë dhe motra e tij ka qenë ndër aktivistet e para të përkrahjes së PD-së në Fier e Patos, si dhe krijimit të degëve të kësaj partie në rrethe", thonë burimet nga grupi i hetimit. Konfirmohet fakti se ai nuk ka pasur asnjëherë korrespodencë me Presidentin apo institucione të tjera shtetërore lidhur me gjetjen e punës, ndërsa burimet policore pohojnë se në momentin që ka parë Presidencën, mesditën e djeshme është shprehur se "do t‘i them Presidentit për një punë".
Mevlan Fejzaj është me arsim të mesëm gjeofizik. Ka qenë nxënës me rezultate të larta në mësime, por pamundësia ekonomike, si dhe përndjekja politike që i është bërë familjes së tij, nuk ka lejuar që ai të vijojë arsimin e lartë. Menjëherë pas shkollës, ai ka filluar punë në Ndërmarrjen e Gazit, ku punoi deri në vitin 1996. Mevlan Fejzo, i martuar rreth 6 vite më parë, kishte më shumë se 4 vjet që vuante nga depresioni mendor. Ai ka tri motra dhe një vëlla më të vogël. Ai ka qenë kampion shahu në qytetin e Patosit. Me këtë sport ai merrej edhe kohët e fundit. Mësohet se me automjetin e tij ai punonte si taksist. Fejzaj është njohur në qytetin e Patosit si person pa probleme dhe i komunikueshëm.
Nga të afërm të Mevlan Fejzajt mësohet se ai ishte nisur mëngjesin e djeshëm drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, pasi donte të vizitohej te kushëriri i tij, mjeku Bedri Mihaj. E shoqëronte edhe xhaxhai, Veledini, i cili ka qenë drejtor në naftë. Ditët e fundit, gjendja mendore e Mevlan Fejzajt ishte përkeqësuar dhe ai fliste shpeshherë me vete. Fqinja, Hateme Rizai, e cila e njeh Mevlanin që në fëmijëri ka treguar se "ai karakterizohej nga qetësia. Ajo që e shqetësonte Mevlanin dhe më shumë bashkëshorten ka qenë sëmundja mendore. Por nuk paraqiste shenja agresiviteti, dhe asnjëherë nuk ka sjellë probleme në lagje".
Policia
Pyeten gruaja dhe një kushëri i agresorit
Menjëherë pas incidentit në Tiranë, agjentë të antiterrorit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier i janë drejtuar banesës së Mevlan Fejzajt në qytetin e Patosit. Shtëpia ndodhet në "Lagjen e re" të këtij qyteti dhe është banesë njëkatëshe. Mësohet se policia ka ushtruar kontroll në të për afro 30 minuta dhe nuk ka mundur të gjejë asgjë komprometuese, ndërsa ka shoqëruar për në mjediset e Komisariatit të Policisë Fier bashkëshorten e autorit Arta Fejzaj. Nga kjo e fundit, Policia e Fierit ka mundur vetëm të informohet se Mevlani është nisur që herët në mëngjes për t‘u vizituar në Spitalin Ushtarak në Tiranë. "Ai kishte kohë që vuante nga depresioni, por nuk kishte asnjë problem me drejtësinë", ka thënë gruaja. Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Fierit, bashkëshortja e Mevlanit ka thënë se "katër ditët e fundit burri dëgjonte zëra. Vuante nga skleroza dhe kishte depresion të thellë mendor. Po paraqiste një gjendje të rëndë dhe fliste shpeshherë me vete, sikur komunikonte me një njëri". Policia ka marrë në pyetje edhe Adriatik Mehmetin, i cili është kushëri i Mevlanit.