E Hënë, 2 Nëntor 2026

I pasiguruar, shqetësuese, por pranuese

16/03/2005  Informaliteti vazhdon të mbetet problemi më i rëndësishëm i Inspektoriatit Shtetëror të Punës në veçanti dhe i luftës kundër ekonomisë informale në përgjithësi. Janë kryer 111 inspektime ankesa. Gjatë kësaj periudhe, prej organeve të sigurimeve shoqërore dhe të tatimeve jane futur në skemë 2160 punëmarrës ilegalë të evidentuar gjatë inspektimeve të kryera. Për shkelje të Legjislacionit të Punës në këtë sektor janë vendosur 49 masa administrative, me një vlerë 5.706.000 lekë. Krahasuar me vitin 2003, në vitin 2004 papunësia është ulur vetëm 0.6%, që do të thotë se numri i njerëzve që kanë gjetur punë ka qenë 5600 në sektorin privat. Sipas të dhënave zyrtare, 157 mijë shqiptarë janë të papunë dhe këtu llogariten vetëm qytetet, pasi fshatrat konsiderohen të vetëpunësuar. Prioritet i Ministrisë së Punës është lufta kundër punës së zezë. Pjesa më e madhe e fuqisë punëtore shqiptare është e angazhuar në sektorin privat. Një pjesë e konsiderueshme e tregut shqiptar të punës është punësimi informal, e ashtuquajtura "puna e zezë", e pasiguruar. Sipas sondazheve të Inspektoratit Shtetëror të Punës, informaliteti zë mbi 30% të tregut të punës. Kontrollet e ushtruara në këtë sektor kanë bërë të mundur uljen 5-10% të këtij treguesi. Më të shumtët në radhët e të papunëve janë grupmoshat 20-24 vjeç dhe mbi 35 vjeç. Duke parë këto shifra, mund të thuhet se njerëzit detyrohen, në një farë mënyre, që të pranojnë një punë pa siguri për jetën, për arsye të ndryshme, familjare dhe ekonomike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›