E Hënë, 2 Nëntor 2026

Çarje në rrugën nacionale Tiranë-Elbasan

16/03/2005  Rruga në të dalë të Tiranës për në Elbasan ka pësuar çarje, në një anë është Senatoriumi, në anën tjetër Farka, pikërisht aty automjetet mezi mundin të kalojnë, pasi rruga është çarë mespërmes. Rruga nga Tirana në Elbasan është dëmtuar shumë këtë dimër. Kjo për shkak të reshjeve të shumta. Specialistët shprehen se rruga Milot-Peshkopi është pothuajse jashtë përdorimi, rruga Elbasan-Tiranë nga Qafë–Krraba në pjesën më të madhe ka dalë jashtë përdorimi. Po kështu dhe rruga Elbasan - Qafë-Thanë, nga gërryerjet e lumit Shkumbin po kalon në gjendje kritike, rruga Ballsh-Tepelenë po ashtu. Por, të gjitha këto rrugë kanë patur probleme me shkarjet e dheut. Ndërsa, për sa u përket masave, që mund të merren, gjeologu thotë se duhet të shikosh trashësinë e trupit të rrëshqitur. Megjithëse akse të këtyre rrugëve nukka shumë që janë shtruar ato kanë dalë jashtë përdorimi prej shiut të këtij viti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›