I penduari rrëfen krimet e Aldo Bares

I penduari i Bandës së Lushnjës, pranon sërish të rrëfejë para Gjykatës së Krimeve të Rënda, krimet monstruoze të Aldo Bares dhe Enver Dondollakut.
Dëshmitari më i fortë i prokurorisë do të ritregojë para gjykatës vrasjen e Tur Dajës, kundërshtarit të Alfred Shkurtit. Sipas tij, ekzekutimi ka ndodhur në vitin 1998 në periferi të qytetit të Lushnjës.
Pasi është masakruar me një granatë, një pjesë e trupit të tij është marrë nga Enver Dondollaku dhe është vendosur në qendër të qytetit.
Më pas, disa prej anëtarëve të Bandës, kanë filluar të luajnë "futboll" me kokën e tij dhe pjesë të tjera të trupit, duke tmerruar të gjithë personat që ndodheshin rastësisht aty.
Prokuroria thotë se dëshmia e Licit do të përdoret sërish në gjykatë, ku midis të tjerave i penduari ka treguar se trupi i pajetë i Tur Dajës ka qëndruar tri ditë
në qendër të qytetit dhe askush nuk guxonte ta hiqte nga aty.