E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mot i ftohte deri ne fund te javes

Temperaturat e uleta dhe reshjet do te na shoqerojne deri ne fund te javes. Muaji nentor do te mbyllet me te ftohte, mot te paqendrueshem dhe temperatura te uleta.

Ashtu sic ishte parashikuar edhe nga sinoptikanet, fundi i vjeshtes se trete, mbyllja e muajit nentor do te ishte e ftohte dhe me temperatura te uleta, ne vende te caktuara nen 0 grade Celsius.

Vendi yne sot do te ndikohet nga fusha barike e presionit atmosferik te ulet, me qender kryesore ne vendet skandinave. Masat ajrore qe qarkullojne jane te paqendrueshme, relativisht te lageta e te ftohta. Moti parashikohet te jete me vranesira te nderrueshme, te pakta, deri te dendura.

Era do te fryje me shpejtesi 2-10 m/sek ne drejtimin jugperendim-juglindje. Valezimi ne bregdet parashikohet te jete 4-6 balle.

Ulja e menjehershme e temperaturave e ka rritur ndjeshem edhe fluksin e pacienteve, te cilet nuk zbatojne as sistemin e referimit.

Shumica e tyre drejtohen menjehere ne spitalin "Nene Tereza" per te marre ndihmen e pare. Jane me shume se 150 femije qe paraqiten çdo dite ne urgjencen e pediatrise ne Qendren Universitare. Deri tani nuk ka asnje rrezik per shperthim epidemie, pasi i gjithe fluksi eshte si pasoje e ndryshimit te temperaturave dhe te ftohtit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›