E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtetuesja, sot vendimi per referendumin

Komiteti per Mbrojtjen e Kushtetutes njoftoi se sot, ne oren 10.00, Gjykata Kushtetuese do te marre ne shqyrtim kerkesen e nje grupi nismetar, i perbere nga figura te njohura te shoqerise civile dhe politikes.

Kjo nisme synonte nisjen e procedurave per organizimin e nje referendumi popullor lidhur me ndryshimet e Kushtetutes te realizuara me 21 prill 2008.

Ceshtja e referendumit per Kushtetuten perfundoi ne Gjykaten Kushtetuese, pasi KQZ hodhi poshte kerkesen e nismetareve per te terhequr formularet tip te nevojshem per mbledhjen e nenshkrimeve nga qytetaret.

Vete grupi nismetar per referendumin dhe Komiteti per Mbrojtjen e Kushtetutes (KMK) ka shprehur kritikat e tyre mbi kete qendrim te KQZ-se, duke e komentuar si nje shprehje te ndikimit te drejtperdrejte te lidershipit te PS-se dhe PD-se ne vendimmarrjen e ketij institucioni.

Sakaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e konsideroi jashte kompetencave te tij dhenien e kesaj te drejte per nismetaret. Kushtetuta e ndryshuar, votuar me 21 prill te ketij viti, arriti te siguroje nje konsensus me mbi 100 vota deputetesh. Kjo, ne saje te arritjes se konsensusit mes Partise Socialiste dhe Partise Demokratike.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›