Ne burg aksidentuesi i 20-vjecares
TIRANE - Gjykata vendosi te lere ne burg emigrantin Albert Demaj, i cili mesnaten e se enjtes aksidentoi per vdekje 20-vjecaren Mariglena Sena. Diten e djeshme, gjyqtarja e gatshme vendosi t'i komunikoje masen e sigurise "arrest me burg" ne ambientet e spitalit, ku 30-vjecari nga Rrogozhina po trajtohet me ndihme mjekesore per plaget e marra gjate aksidentit. Ne deshmine e tij te shkurter, 30-vjecari qe prej disa kohesh jetonte ne Angli, tha se gjithcka ishte aksidentale. Albert Demaj akuzohet se i ka shkaktuar vdekjen 20-vjecares Sena, si pasoje e nje aksidenti te rende rrugor. Ngjarja tragjike ndodhi pak para mesnates te se enjtes, prane vendit te quajtur "Dogana" ne kryeqytet, ku 30-vjecari ishte duke udhetuar me automjetin tip "Toyota Fuoristrade", me targe P 1668 XAA, dhe si pasoje e shpejtesise tej normave te lejuara eshte perplasur me borduren.