Me arme ne makinen e policise
TIRANE - Mondi Myftari (Abazi) dhe Edi Kani, te arrestuar ne muajin prill te vitit te shkuar per trafik te armeve dhe municioneve, kane tentuar te zhdukin dy nga tete pistoletat qe u jane sekuestruar. Gjate hetimeve paraprake, organi i akuzes mundi te zbuloje se ne momentin e arrestimit, Edi Kani ka hedhur ne nje pusete nje pistolete qe e mbante me vete, e cila eshte gjetur pak minuta pas shoqerimit te tyre. 28-vjecari nga kryeqyteti nuk ka hezituar te fshehe armen as ne momentin qe ndodhej i shoqeruar nga policia ne automjetin tip "Volswagen Bora", duke hedhur ne brendesi te makines dhe pistoleten e dyte, te cilen kishte arritur ta fshihte mjeshterisht gjate kontrollit paraprak qe policia ushtroi ne momentin e ndalimit ne rrugen "Don Bosko" ne kryeqytet. Te dhenat per veprimtarine e dy te arrestuarve per "trafik te armeve dhe municioneve" detajohen ne kerkesen per gjykim, qe organi i akuzes dorezoi dy dite me pare ne Gjykaten per Krime te Renda, duke mbyllur keshtu ciklin e tre operacioneve te emertuara "Cikloni", "Cikloni 2" dhe "Cikoni 3", qe perfunduan me arrestimin e 11 personave nen akuzen e trafikut te armeve dhe municioneve. Sipas prokurorise, rreth ores 19.16 minuta te dates 17 prill 2007, Njesite Operacionale ne Drejtorine e Luftes Kunder Krimit te Organizuar prangosen Mondi Myftarin (Abazi) dhe Edi Kanin, me banim ne kryeqytet, te cileve iu jane kapur tete pistoleta tip "Zastava" ne gjendje shume te mire pune. "Rreth ores 19 e 16 minuta, Edi Kani del nga tuneli mes dy pallateve ne rrugen "Don Bosko", me nje qese te bardhe ne dore, brenda se ciles ndodheshin 6 pistoleta tip "Zastava" dhe hipen ne automjetin tip "Golf 4" me targa BE 404 LB, i ndjekur nga Mondi Myftari, i cili numeronte nje sasi parash", - thuhet ne kerkesen per gjykim te prokurorise, duke iu referuar momentit te ndalimit per te dyshuarit si trafikante te armeve dhe municioneve nga Kosova drejt Shqiperise. L. Bakillari