E Shtunë, 31 Tetor 2026

I plagosuri për pronën: Qëlloi nipi, jo vëllai

Banesa e familjes Cara ku ndodhi ngjarja

KURBIN – Policia ka ngritur akuzën e vrasjes për 25-vjeçarin Aleksandër Cara, ndërsa i ati akuzohet si bashkëpunëtor në krim. Ai vrau dy ditë më parë me një armë zjarri çifte të motrën, në tentativë për të qëlluar xhaxhain e tij, Mark Cara. Ky i fundit mbeti i plagosur dhe ndodhet në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Ka qenë pikërisht dëshmia e tij, por edhe provat e tjera materiale, të cilat kanë hedhur dyshimet se autori i vrasjes ishte djali, dhe jo babai, Llesh Cara. Shkova në shtëpinë vëllait për të biseduar. Por, vëllai së bashku me të birin, Aleksandrin, me fyen dhe rrahën. Armën e ka pasur Aleksandri, ai vrau të motrën dhe më plagosi mua në momentin që po largohesha më vrap në oborrin e shtëpisë. Rashë pa ndjenja e më pas nuk mbaj mend asgjë. Kështu mësohet të ketë deponuar për grupin e hetimit Mark Cara. Ndërkohë, policia e ka endë në kërkim të riun, i cili akuzohet për vrasje. Babai i tij, Llesh Cara, u vetëdorëzua pas krimit të rëndë në familje. Fillimisht u dyshua ai si autor i vrasjes, por më pas policia ka ngritur akuzë për të birin. 58-vjeçarin e mohoi vrasjen, duke aluduar se autori kishte qenë i vëllai që mbeti i plagosur. Prej 10 vitesh ata ishin në konflikt dhe madje kishin pasur mes tyre një proces penal, e cila kishte përfunduar në favor të Mark Carës. Së fundmi, ata kishin hapur një proces civil për pronën. Seanca e radhës ishte tri ditë para ngjarjes, me gjyqtare Marçela Shehu.     r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›