E Shtunë, 31 Tetor 2026

I plas granata në dorë, plagos nënën e moshuar

Prej disa kohësh jetonte i vetëm me nënën e tij 65-vjeçare, pasi pas kthimit të tij nga policia greke bashkëshortja dhe katër fëmijët kishin mbetur në shtetin fqinj, por askujt nuk do ia merrte mendja se pas fillimit të alkoolit, Genc Gjinaj, do të kërcënonte të ëmën me një granatë që më pas do i plastë në dorë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak para mesnatës së të shtunës në lagjen e “Currajve” në qytetin e Lezhës, kur Genc Gjinaj, 40 vjeç, është kthyer në shtëpi në gjendje të dehur, pas konsumimit të një sasie të madhe alkooli në njërin nga lokalet e zonës. Më pas, në rrethana ende të paqarta ai është dëgjuar të grindet me nënën e tij, 65-vjeçaren Marie Gjinajn. Hetimet e policisë lokale kanë nxjerrë në pah se e moshuara është kërcënuar nga djali i saj me një granatë difensive, ku fatkeqësisht më pas mjeti luftarak i ka plasur në dorë. Për pasojë, 40-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa e ëma ka mbetur e dëmtuar rëndë. Ngjarja është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e policisë së Lëzhës, Liona Nika, sipas së cilës, policia ka shkuar pa humbur kohë në vendngjarje, duke filluar hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë, viktima është transportuar në morgun e spitalit të Lezhës, ndërsa e plagosura është transportuar me urgjencë për në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Nga të dhënat e para të mjekëve një ditë më parë, mësohet se gjendja e saj është e rëndë për shkak të plagëve të shkaktuara nga shpërthimi i granatës. Sakaq, mbi motivet e ngjarjes që i mori jetën 40-vjeçarit Genc Gjinaj, policia është ndalur në depresionin që po kalonte kryefamiljari Gjinaj pas divorcit nga bashkëshortja me të cilën kishte katër fëmijë.

I ka plasur granata në dorë, teksa kërcënonte të ëmën e tij të moshuar, ndërkohë që autori ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa mamaja e tij aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak në kryeqytet. Ngjarja është konfirmuar nga të dhëna zyrtare të policisë së Lezhës, sipas të cilave, gjithccka ka ndodhur rreth orës 23:00 të së shtunës, në lagjen “Caraj” në këtë qytet, kur si pasojë e shpërthimit të granatës së dorës, gjeti vdekjen 40-vjeçari Genc Gjinaj, ndërsa u plagos rëndë nëna e tij, Marie Gjinaj, 65 vjeç. Sipas të dhënave policore, mësohet se 40-vjeçari Gjinaj është kthyer në shtëpi rreth orës 22:00 në gjendje të dehur dhe sapo ka hyrë në banesë, ku jetonte me qira me nënën e tij, Marie Gjinaj, janë dëgjuar zënka me këtë të fundit dhe menjëherë më pas është dëgjuar shpërthimi i fortë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së Lezhës, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen nga rrënojat të 65-vjeçares Marie Gjinaj, duke e dërguar në spital, ndërsa më pas kanë nxjerrë edhe trupin e pajetë të autorit. Mësohet se në banesë nuk ka pasur pjesëtarë të tjerë. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Për këtë, të dhënat e para të ekspertëve të policisë së Lezhës flasin se Genc Gjinaj ishte kthyer para një viti nga Greqia, pasi ishte kapur nga policia, ndërsa kishte lënë atje bashkëshorten dhe katër fëmijët e tij. Më pas, mësohet se emigranti për shkak të konfikteve me bashkëshorten ishte dovorcuar me të. Ky fakt duket se ka qenë tronditës për emigrantin, i cili kishte filluar të konsumonte sasi të mëdha alkooli, gjë, e cila paraprakisht mendohet të jetë edhe shkaku i ngjarjes së rëndë në shtëpinë e tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›