Ne kerkim shqiptari vrau te dashuren kubane
Policia italiane ka vazhduar me intensitet te larte kerkimet per emigrantin shqiptar Leonard Grifsha i cili akuzohet se ka qelluar per vdekje dy dite me pare nje vajze me shtetesi kubaneze. Mediat italiane raportojne se ngjarja e rende ndodhi mesditen e se martes ne rrugen Kazalini ne Bagni di Lucca.
Karabinieret e te gjithe rajoneve te Valle Di Serkio kane nisur punen per te zbardhur shkaqet qe cuan ne vrasjen e 27-vjecares Cala Perez Kaliannys me nente plumba pistolete. Autoritetet vendase kane ngritur postblloqe pergjate gjithe rruges dhe ne operacionin e kerkimit per 24-vjecarin shqiptar jane perfshire edhe forcat e ushtrise qe kontrollojne zonen. Shqiptari i zhdukur qe dy dite me pare po kerkohet edhe ne qytete te tjera italiane ndersa sipas autoriteteve atje personi qe akuzohet per vrasjen dyshohet se kishte pasur nje lidhje intime me 27-vjecaren kubaneze.