E Diel, 1 Nëntor 2026

Belgjikë, një 27-vjeçar shqiptar në pranga për vrasjen e një personi



Policia belge ka vënë në pranga një 27-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë ka vrarë një person gjatë grabitjes. Sipas sajtit belg “7sur7.be”, i riu u vu në pranga ditën e shtunë. Gjatë marrjes në pyetje, shqiptari e pranoi se ai ishte autori i vrasjes së 17 gushtit. Por, ai shtoi se iniciativa e këtij veprimi ishte e bashkëpunëtorit të tij. Ai shtoi se u qëllua në banesë, pasi dy punonjës tentuan që të ndërhynin, duke menduar se arma e përdorur nuk ishte e vërtetë. Si pasojë e plumbave të dalë, shtëpia e Hubert Bodvin, një piktori, u qëllua dy herë dhe për pasojë ai gjeti vdekjen. I ndaluari u shoqërua në qelitë e paraburgimit, në pritje për të dalë përpara gjykatës për të marrë masën e arrestit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›