Aksidenti në Qafën e Llogorasë si pasojë e prishjes së frenave
Aksidenti i ndodhur në Qafën e Llogorasë ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën katër të tjerë, ka ardhur si pasojë e prishjes së frenave të vinçit me të cilin po lëvizej. Grupi i hetuesve ka arritur në këtë përfundim pas kryerjes së hetimeve.
Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Himarë-Vlorë, në Qafën e Llogorasë, 40 km në jug të Vlorës, rreth orës 22:30 të tri netëve më parë. Një vinç tip “IFA” me targa FR 3157 B ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Për pasojë kanë gjetur vdekjen 2 persona, ndërsa 4 të tjerë janë plagosur. Viktimat nga aksidenti janë Kastriot Hoxha e Asqeri Avinjaku, ndërsa të plagosur janë Mevlan dhe Artur Avinjaku, si dhe Mitrec Dhimo e Vasillaq Maili. Sipas burimeve nga policia, mjeti kamion tip vinç po kthehej nga Himara dhe të 6 personat që ndodheshin në të punonin në atë zonë.