E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjenevë, kapet shqiptari me gjysmë kile heroinë



Policia zvicerane ka arrestuar një shqiptar, i cili u kap me 540 gramë heroinë. Sipas mediave zvicerane, në prangat e policisë së Gjenevës ra një 51-vjeçar. Ai ishte duke lëvizur me një motor, kur është ndjekur nga agjentët dhe më pas është ndaluar. Droga ishte e fshehur në motor, si edhe disa doza në trup.

Brenda në skuterin e tij, agjentët gjetën 100 çanta plastike, secila me afërisht 5 gramë heroinë, ndërsa në total sasia e sekuestruar është 554 gramë.

I ndaluari gjatë marrjes në pyetje e mohoi që po përpiqej që t’i largohej policisë. Edhe pse ai ishte me shpejtësi, kjo ndodhi për probleme teknike sipas deklaratës së tij. Ai shtoi e nuk kishte të bënte me tregtinë e drogës, ndërkohë që është marrë nën hetim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›