Super çelsi, 7 gola që e afrojnë me titullin
ANGLI- Ndoshta në javët e fundit mund të ndodhë gjithçka, por çelsi i Karlo Ançelotit është padyshim skuadra më e mirë e këtij sezoni në Angli. Blutë kanë arritur një tjetër fitore madhështore, duke mposhtur 7-0 Stoken në “Stamford Bridge” dhe duke rimarrë vendin e parë në Premier Ligë. Tre gola të Salomon Kalu, dy të Frenk Lampard dhe nga një të Starrixh e Maluda, i dhanë triumfin skuadrës londineze.
Kur mbeten edhe dy javë deri në përfundim, blutë duken në pole-position për të fituar titullin, por të dielën e ardhshme kanë një transfertë të vështirë përballë Liverpulit. Skuadra e Benitez sot mori një tjetër fitore në kampionat, duke mposhtur 4-0 Bërnlein në transfertë. Dopieta e Stiven Xherard dhe golat e Maksi Rodrigez e Rajan Babel vulosën këtë fitore. Ndërkohë, në takimet e tjera, Aston Vila mposhti 1-0 Birmingamin në derbi, ndërsa Evertoni fitoi 2-1 me Fulhamin në “Goodison Park”.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)