E Hënë, 2 Nëntor 2026

I riu 25-vjeçari përdhunon gruan e martuar

12/05/2005  Prangsoet dy javë pas aktit

KRUJE - Policia e Krujës ka arrestuar një natë më parë një shtetas, banor në një fshat të thellë të këtij rrethi, pasi ai është akuzuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë. Sipas policisë, 25-vjeçari Arben Hoxha ishte shpallur në kërkim disa orë para se efektivat blu të Krujës ta prangosnin dhe për arrestimin e tij është bërë shkak denoncimi i një gruaje 48-vjeçare. Ndërsa Hoxha kishte menduar se i kishte shpëtuar përballjes me drejtësinë, pasi përdhunimin e kishte kryer dy javë më parë, ai është ndaluar në shtëpinë e tij, në orët e mbrëmjes së një nate më parë dhe menjëherë sapo e dhunuara ka dëshmuar para oficerëve të policisë gjyqësore.

Sipas policisë, autori i kësaj ngjarjeje ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me gruan jashtë dëshirës së kësaj të fundit, duke shpjeguar edhe rrethanat, në të cilat e ka kryer përdhunimin.

Të njëjta burime saktësojnë se një grua 48-vjeçare, emri i së cilës nuk është bërë publik, ka rënë viktimë e dhunës seksuale të Arben Hoxhës, dy javë më parë. Më 27 prill, gruaja po shkonte te të afërmit në fshatin Rrazë, pranë vendbanimit të saj, por që është detyruar të kthehet, pasi ajo është dhunuar nga i riu i të njëjtit fshat. Sipas policisë, ajo ka qenë e pashoqëruar ndërkohë që momenti është shfrytëzuar nga 25-vjeçari. Hoxha, bëhet e ditur nga policia, e ka ndjekur nga pas 48-vjeçaren dhe e ka përdhunuar sapo është siguruar se në rrugën e fshatit nuk kishte kalimtarë të tjerë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›