Koha e vrasjes më e hershme, koka ishte lënë disa kohë në ujë

12/05/2005 Identifikohen autorët , dy pista hetmi për kokën e gjetur në Jubë
DURRES - Koka e gruas së vrarë, “fjetur” prej disa kohësh në Jubë të Durrësit dhe e gjendur pak ditë më parë, ka qendruar për kohë të gjatë në ujë pastaj është groposur nga autorët. Ky është konkluzioni i ekspretizës ndërkohë që policia e Durrësit ka ngushtuar pistat e hetimit për zbardhjen e rrethanave të vrasjes, si dhe të identifikimit të gruas së gjetur në Jubë të Sukthit.
Autorët
Drejtori i Drejtorisë së Policisë së Durrësit, kryekomisar Muharrem Bardhoci, ka thënë se grupi hetimor i policisë gjyqësore ka intensifikuar shfletimin e disa dosjeve që do të çojnë në identifikimin e kokës së gjetur.
Ndonëse Bardhoci nuk ka bërë të ditur se cilat janë dy pistat që tashmë mendohet se do të çojnë në mënyrë të pashmangshme drejt përfundimit, ai ka pohuar se informacionet e mbledhura në rrugë operative kanë mundur të identifikojnë të dyshuarit si autorë të krimit.
“Aktualisht jemi në survejimin e disa të dyshuarve dhe shpresojmë që në pak ditë të kemi konkluzione të sakta për emrin e viktimës si dhe për autorët e krimit”, ka pohuar kryekomisari i Durrësit. Megjithëse Bardhoci nuk ka dhënë asnjë emër konkret të personave që po mbahet nën vëzhgim të pandërprerë, ka lënë të kuptohet se ata janë banorë të Qarkut të Durrësit dhe të skeduar si të dyshuar për krime.
Koha
Gjithashtu, drejtori i policisë ka bërë të ditur se të gjitha të dhënat për kokën e gjetur në Jubë të Durrësit i janë dërguar komisariateve të policive të çdo rrethi, ndërkohë që çështja i ka kaluar prokurorisë së Durrësit.
Kryekomisari i policisë, Bardhoci, ka pohuar se ka të dhëna të reja, të ndryshme nga deklarimet e para të bëra publike. Ndërsa mosha është ajo e një gruaje të 35-40 vjeçe, koha që mendohet e ekzekutuar është më e hershme.
Sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore dhe agjentëve të sektorit të antikrimit, gruaja është ekzekutuar disa muaj para se ajo të futej në një gropë në Jubë, në një thellësi 40 cm.
“Koka ka qëndruar disa muaj në ujë dhe më pas është ‘transferuar’ e groposur në Jubë”, ka thënë Bardhoci, i cili i është referuar ekspertëve që kanë bërë ekspertizën e kokës.
Njëkohësisht, ai thekson se masakra, prerja e kokës, nuk ka ndodhur në të njëjtën kohë që gruaja është vrarë, por kur autorët e krimit kishin vendosur ta zhvarrosnin për ta transportuar në një vend tjetër.
Dyshimet
Të dy pistat janë drejtuar drejt dyshimeve që gruaja është vrarë diku përgjatë lumit Erzen dhe pasi trupi i viktimës ka dalë në sipërfaqe, autorët e krimit i kanë prerë kokën për ta futur në gropën ku është gjetur nga ushtarët më 4 maj.
Nga ana tjetër Bardhoci ka bërë të ditur se për të hetuar krimin si dhe për të identifikuar emrat e autorëve që kanë ekzekutuar dhe më pas i kanë prerë kokën gruas së moshës 35-40 vjeçe janë aktivizuar edhe specialistë të njohur në Drejtorinë e Luftës kundër Krimit pranë Ministrisë së Rendit.
Policia pas zbulimit të rastësishëm të kokës gjatë ngritjes së kampit të fushimit të ushtrisë, ka krehur të gjithë zonën për të gjetur trupin, por kërkimet nuk kanë pasur rezultat. Besohet se trupi duhet të jetë varrosur rreth vendit ku është gjetur koka e prerë, por ende nuk është zbuluar gjë. Policia lokale po punon dhe me informacionet rreth vendit të ngjarjes, ku besohet se dikush mund të jetë në dijeni të faktit.