E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mançini: Më intereson Kupa, jo Fontana

12/05/2005  “I kam lexuar deklaratat e Alberto Fontanës, por preferoj mos t’i komentoj. Në këtë moment më interesojnë vetëm interi dhe Kupa e Italisë”. E mbyll në këtë mënyrë Roberto Mançini çështjen e hapur nga një intervistë e lëshuar nga portieri Fontana, i cili ka kritikuar ashpër trajnerin zikaltër, duke e quajtur një “fëmijë të llastuar”. “Preferoj të mos flas për këto gjëra, sepse nuk më interesojnë shumë. Unë mendoj për punën dhe klubin ku punoj, pastaj çdo njeri është i lirë të thotë atë që mendon, duke marrë përgjegjësitë që i takojnë. Tashmë jam mësuar me gjëra të tilla, ndaj nuk shqetësohem shumë”, vazhdon në deklaratën e tij Mançini, i cili e sposton vëmnedjen te ndeshja e sotme kundër Kaljarit, e vlefshme për Kupën e Italisë. Do të mungojë Favali: “Nuk është riaftësuar akoma, por do të gjejmë një zgjidhje të përshtatshme për ta zëvendësuar. Forca e Kaljarit qëndron te krahët, me dy sulmues krahu që janë shumë të rrezikshëm. Megjithatë, do të shkojmë në Kaljari për të sulmuar, sepse e dëshirojmë me çdo kusht këtë Kupë”. Ndërkaq, Mançini ka hedhur poshtë zërat sipas të cilave i ka kërkuar klubit një revolucion total për sezonin e ardhshëm: “Interi nuk ka bërë akoma një listë të lojtarëve që do të qëndrojnë apo do të largohen. Klubi mund të ketë hapur ndonjë tratativë, por janë gjëra që bëhen mes drejtuesve dhe nuk kemi marrë akoma asnjë vendim për sezonin e ardhshëm”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›