E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ouen: Sezon fantastik

12/05/2005  Majkëll Ouen ka këmbëngulur se ai është shumë i lumtur me sezonin e parë te Real Madridi. Ylli i Kombëtares angleze është detyruar të kalojë një pjesë të madhe të kohës në stol, por pavarësisht nga kjo, ai ka arritur të shënojë 14 gola. Por, gjatë javëve të fundit, ai ka rigjetur formacionin e parë, duke u kthyer në një nga idhujt e tifozërisë madrilenase. Gjithsesi, forma e tij e mirë nuk i ka ndaluar spekulimet, në lidhje me një rikthim të mundshëm të tij, edhe pse vetë Ouen ka theksuar se do ishte më mirë, nëse ai do të kishte fituar ndonjë trofe. “Mendoj se ky ka qenë një fillim i mirë për mua”- ka deklaruar ai. “Ka qenë një sezon shumë i kënaqshëm, por do ishte fantastik, nëse do të kishim marrë një trofe. Si kampionati ashtu edhe Champions do të ishte mrekulli. Kjo është e vetmja gjë që i mungon këtij sezoni, sepse gjithçka tjetër është perfekte. Shpresoj që vitin e ardhshëm gjërat të ecin më mirë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›