E Diel, 1 Nëntor 2026

I riu qëllon adoleshentin me pistoletë



TIRANE – Një grindje e rëndomtë adoleshentësh për pak është kthyer në tragjedi mëngjesit e djeshëm në fshatin Fushë-Mëzez të Tiranës. Policia e kryeqytetit ka vënë dje në pranga 25-vjeçarin Edmond Kola, i akuzuar për tentativë vrasjeje të fqinjit të tij 18-vjeçar Eraldo Belba. Sipas policisë, gjithçka kishte nisur pas një grindjeje të rëndomtë mes vëllait të Kolës dhe disa djemve të lagjes. Këta të fundit pas sharjeve reciproke ishin organizuar 8 vetë dhe kishin shkuar para banesës së familjes Kola, ku duke sharë dhe ofenduar kërkonin që të dilte jashtë 17-vjeçari me qëllimin që ta rrihnin. Por në vend të tij ka dalë vëllai më i madh, 25 vjeç, Edmond Kola me një pistoletë në dorë. Ai është drejtuar nga adoleshentët dhe ka nisur t’i qëllojë me qytë pistoletë për t’i trembur, por në atë moment është shkrepur arma dhe ka goditur 18-vjeçarin Eraldo Belba. fa.ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›