E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosen dhe kanosen, dy bien ne pranga

Korce- Dy te dyshuar per plagosje dhe kanosje u arrestuan dje nga policia e Korces pas denoncimeve te te demtuarve. Burime zyrtare bene me dije se i pari eshte ndaluar Sotiraq Leco, 21-vjec, i njohur si kontingjent kriminal dhe i denuar me pare per vjedhje. Ndaj tij ka bere kallezim Mirjen P., 24-vjec, banues ne fshatin Strelce te komunes Gore, i cili ka pretenduar se eshte goditur nga Leco me mjete te forta. Pak ore me pas eshte kapur edhe Sokol Kellezi, 42-vjec, banues ne fshatin Libonik, pasi dyshohet se tek vendi i quajtur "Dritat e verdha", ne qytetin e Korces, per motive te dobeta ka kanosur Kristo B., 36-vjec. Pas shoqerimit, 42-vjecari eshte lene per hetim ne gjendje te lire.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›