E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rishfaqet Cungu,vjedh 1 milion lekë në Golem



TIRANE – Rishfaqet superhajduti i mitur Markelian Cungu, vjedh në Golem një milion lekë. Policia e kryeqytetit pohoi dje se nga specialistët e seksionit Kundër Krimit Ekonomik Financiar, filloi procedimi penal në hetim të lirë ndaj 13-vjeçarit Cungu me banim në Tiranë. Sipas policisë, procedimi për të filloi, sepse ky i mitur dyshohet se në Golem Kavajë, ka vjedhur në ambientet e një kompleksi turistik shumën e parave prej 100 mijë lekësh të reja. Aktualisht materialet hetimore ndaj tij i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për konsumim të veprës penale të “Vjedhjes”, ndërkohë që të gjitha procedimet në ngarkim të tij do të bashkëlidhen dhe do t’i dërgohen organit të akuzës për veprën penale të vjedhjes. Cungu, i cili ende nuk i ka mbushur 14 vjeç, moshë në të cilën nis përgjegjësia penale për të, është autor i qindra vjedhjeve të ndodhura në kryeqytet tri vitet e fundit. Për shkak të moshës së tij të mitur, procedimet penale të nisura nga policia dhe prokuroria janë pushuar, ndërsa ai ka vazhduar aktivitetin e tij i patrazuar, duke vjedhur banesa të ndryshme në kryeqytet, Durrës dhe disa qytete të tjera. fa.ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›