Kavajë, merr peng shokun e vajzës që simpatizonte
E sheh vajzën që simpatizonte me fqinjin, i merr peng dhe i dërgon në periferi të qytetit në mesnatë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesnatën pas të enjtes në qytetin e Kavajës, kur në prangat e policisë kanë rënë dy vëllezër, ndërsa vëllai tjetër i tyre dhe kushëriri janë shpallur në kërkim.
Sipas policisë, shkaktari i ngjarjes së rëndë ishte 22-vjeçari kavajas Haxhi Shahini. Ky kishte parë në makinën e fqinjit të vet Ermal Matraxhi 21 vjeç, një vajzë me të cilën donte të fejohej. Pa e zgjatur ai ka njoftuar tre kushërinjtë e vet Halit, Ervin dhe Marjus Kola, përkatësisht 36, 34 dhe 21 vjeç që banonin gjithashtu në qytetin e Kavajës. Të katër të rinjtë kanë marrë peng çiftin së bashku me makinën me të cilën lëviznin dhe i kanë dërguar te ullishta në kodrat e qytetit. Aty, katër kushërinjtë kanë ushtruar dhunë ndaj Matraxhiut dhe pastaj janë larguar për në banesat e tyre. Mësohet se ata gjatë ushtrimit të dhunës i kanë kërkuar 21-vjeçarit Matraxhiu që të mos shoqërohej sërish me vajzën, me të cilën kërkonte të lidhej kushëriri i tyre Shahini, 22 vjeç. Po kështu mësohet se ata kanë ushtruar presion edhe ndaj vetë vajzës, të cilës i kanë kërkuar që të lidhej me kushëririn e tyre. Pas denoncimit të bërë nga 21-vjeçari, policia është vënë në kërkim të katër të rinjve, duke prangosur vëllezërit Halit dhe Ervin Kola, ndërsa ka shpallur në kërkim Haxhi Shahinin dhe Marjus Kolën. Sipas policisë, dy të arrestuarit janë gjetur nëpër banesat e tyre, ndërsa dy të tjerët ishin larguar para se të mbërrinin blutë aty. Burime policore pohojnë se aktualisht po punohet në mënyrë intensive për kapjen e tyre, me qëllimin për të zbardhur tërësisht ngjarjen dhe rrethanat e saj. Ndaj të pandehurve aktualisht është ngritur akuza e heqjes së padrejtë të lirisë së tjetrit, sipas nenit 110 të Kodit Penal. Burime policore pohojnë se pas prangosjes dy vëllezërit Kola e kanë mohuar përfshirjen në ngjarjen e rëndë të pengmarrjes, ndërkohë që fajësohen nga deklarimet e dhëna nga viktima. Aktualisht çështja në ngarkim të tyre ndodhet në Prokurorinë e Kavajës, institucion i cili pritet ta dërgojë në gjykatë çështjen për t’iu caktuar masat e sigurisë të arrestuarve. Ndërkohë pritet që gjatë ditëve në vazhdim policia të marrë në pyetje edhe persona të tjera për të sqaruar rrethanat e ngjarjes së rëndë.