Skandal seksual, Balak bëhet ‘Terri’
E fejuara e Lelit, shtatzënë prej 6 muajsh, mesfushori i Leverkusenit mendohet të jetë i ati
Mesfushori i Gjermanisë, Mikael
Balak, pritet të përballet me një
situatë shumë të vështirë të karrierës dhe jetës së tij private. Lideri i kombëtares dhe një prej ikonave të futbollit gjerman, mund të njollosë imazhin e tij, pas historisë së fundit që qarkullon në median gjermane dhe atë botërore. Mesa duket, ashtu si mbrojtësi i çelsit në Angli, Xhon Terri, edhe Mikael Balak duket të ketë kopjuar ish-kapitenin e tij në Londër, pasi mendohet se kapiteni i Gjermanisë ka pasur marrëdhënie seksuale sekrete me bashkëshorten e mbrojtësit Kristian Lel, ish-shokë ekipi në radhët e Bajernit të Mynihut. Por për më shumë, menaxheri i Mikael Balakut shpjegon gjithashtu edhe thashethemet mbi praninë e lojtarëve homoseksualë në përfaqësuesen gjermane si dhe ftesën e këngëtarit gej, Elton Xhon, në martesën e mesfushorit aktual të Bajern Leverkusenit.
Zanafilla e konfliktit seksual
25-vjeçari gjerman, Kristian Lel, është dashuruar me ish të dashurën e ish-kolegut të tij tek Bajerni, Bastian Shvajshtaiger. Në fund të vitit të kaluar, për shkak të thashethemeve dhe debateve mes tyre, mbrojtësi aktual i Hertës, Lel, u nda nga e dashura e tij Daniela. Gjatë kësaj kohe kanë ndodhur shumë peripeci, pasi ish-mesfushori i çelsit, Mikael Balak, duke u karakterizuar nga një tip naiv dhe egoist, ka pasur lidhje me 23-vjeçaren Daniela. Tashmë lidhja e tyre po nxjerr në dritë pasojat. Pas ndarjes 25-vjeçari gjerman, Lel, rilidhet me të dashurën e tij, Daniela dhe pas sqarimeve të të gjitha bisedave midis tyre, Kristian Lel ka bërë bujë në mediat gjermane duke akuzuar Balakun për prekje të privatësisë. E dashura e tij Daniela është shtatzënë dhe pret një fëmijë pas dy muajsh, por çështja e këtij debati qëndron në faktin se cili është babai i fëmijës?
Lel akuzon Balakun publikisht
Kristian Lel nuk e ka pasur të lehtë të mbajë përbrenda historinë që i ka rrëfyer e dashura e tij, Daniela, prandaj menjëherë është hedhur në sulm për të hedhur baltë mbi figurën e kapitenit gjerman, Mikael Balak. Në rrëfimin e tij për të përditshmet gjermane "Sportbild" dhe "Bunten" përsërit të fshehtat e tij misterioze. "Të gjithë më kanë pyetur pse u largova tre muaj nga fushat e blerta dhe kanë qenë kuriozë nëse kjo histori kishte lidhje me Balakun. Përgjigjja është, "po". Mikael Balak është fajtor i fatkeqësive të mia. Ai është njeriu me dy fytyra, që tjetër është dhe tjetër hiqet. Ai bën pjesë në ata tipa që hedh gurin dhe fsheh dorën. Këtë gjë e di ai shumë mirë", - citoi Lel. Pyetjeve të bëra, Kristian Lel nuk u është përgjigjur direkt, pasi pret kohën e duhur të shpërthimeve injoruese ndaj ish-kolegut, që u martua dy vite më parë me një ceremoni shokuese. "Nuk do të ishte e hijshme të flisja realisht për të gjitha ngjarjet edhe për fëmijën që presim, pasi nuk është morale për mua, plus që nuk do ta priste mirë edhe familja ime. Fjalën e fundit do ta jap unë. Jo të gjithë janë si Mikael Balak, të cilit i duket vetja sikur i lejohen të gjitha. T'i ndërhysh tjetrit në jetën familjare është diçka e pacipë që vetëm disa si puna e tij mund ta bëjnë. Njerëz imoralë, naivë, egoistë që u duket sikur e gjithë bota rrotullohet rreth tyre. Duhen menduar shumë mirë sjelljet, pasi ato duhet të jenë të arsyeshme, apo atij nuk i bëjnë përshtypje dhe asnjanëson debatet duke menduar për problemet e kapitenit të Gjermanisë?! Sjellja e tij nuk falet, i ka tejkaluar normat e sjelljes!", vazhdon të deklarojë Lel.
Lel, "krenar" për fëmijën
Historia e kësaj telenovele nuk ka të përfunduar, pasi ky fenomen ka dalë në modë në futbollin botëror. Por Lelit, megjithëse shkëmbeu të dashurën me Shvajshtaigerin, i bën përshtypje duke treguar se ka kaluar kohë të vështirë në Mynih. "Problemet e mia private kanë të bëjnë edhe me Balakun. Ai ka qenë edhe një nga shkaqet e largimit tim gjatë asaj kohe, megjithatë bashkë me Danielën kemi sqaruar gjithçka dhe jemi të gëzuar për fëmijën e ardhshëm".
Balak, "pa koment"
Ish-kapiteni i Gjermanisë, Balak, nuk i ka komentuar akuzat që i janë adresuar në emër të tij. Ai ka shmangur debatet dhe historitë me mbrojtësin Kristian Lel. Rikthimi i Balakut tek Leverkusen ka ndihmuar mesfushorin të bëhet më aktiv në kombëtare, por ai duhet të marrë masat e duhura, para se Kristian Lel të lëshojë bombën e tij kundër 33-vjeçarit.
Ironi e çështjes në media
"Mmhh!! Daniela kush është babai i fëmijës, Balak apo Lel? Nëse do e lini me kaq, fëmija duhet të jetë flokëkuq dhe pasionant i tenisit".
Kombëtarja gej
Peripecitë e Balakut me shokët e tij nuk kanë të sosur. Menaxheri i mesfushorit të Leverkusenit, Mikael Beker, hodhi "bombën", duke theksuar se në Kombëtaren gjermane ekzistojnë futbollistë homoseksualë. Pastaj, një fakt i tillë konfirmohet edhe më shumë nga prezenca në dasmën e 33-vjeçarit Balak, e këngëtarit të njohur Elton Xhon, një ikonë për homoseksualët në botë, prezenca e të cilit nuk shqetësoi asnjë nga shokët e kombëtares së dhëndrit, të ftuar në dasmë.
Lamtumirë Gjermanisë
Pas dëmtimit të Mikael Balakut në finalen e kupës së Anglisë, Kombëtarja gjermane u njoh me një tjetër kapiten. Ai ishte mbrojtësi Filip Lahm, i cili për çudi në dasmën e tij më 18 korrik nuk ftoi asnjë shok të skuadrës, përveç mbrojtësit Kristian Lel. Pikërisht në këtë ditë, Mikael Balak i bëri një sulm verbal mediatik duke i treguar Lahmit se kapiteni do të jetë vetëm ai. Mbrojtësi bavarez nuk i hapte rrugë ish-kolegut të tij, duke deklaruar se me dëshirën e tij nuk ia dhuron shiritin e kapitenit. Kohët e fundit kjo luftë ka qenë e ashpër, por kapiteni Lahm duket se është dorëzuar, për shkak të "luftës" së ashpër të Balakut, sepse menaxheri i mesfushorit, Mikael Beker, është i pushtetshëm dhe ka mundësi të sajojë ndonjë "bombë' tjetër, por këtë herë konkrete. Duke marrë parasysh aferat seksuale të Balakut dhe konfrontimet me Khedirën, Lahmin dhe Lel, ai si një njeri me integritet të lartë duhet të japë dorëheqjen nga kombëtarja.