I riu rreh dhe më pas grabit të moshuarën
01/07/2009 I dënuar dhe më parë
KORÇE- Një grua e moshuar nga qyteti i Korçës është bërë pre e një grabitjeje me dhunë, ku një 24-vjeçar nga Korça ka qëlluar me grushte dhe e ka rrëzuar për tokë vetëm duke dashur që t’i rrëmbente të moshuarës një varëse që e mbante në qafë. Mësohet se autor i kësaj ngjarjeje është 24-vjeçari, Antonio K., ndërsa viktima e tij një 66-vjeçare, banuese në lagjen nr. 6 në Korçë. Aktualisht ndaj 24-vjeçarit kanë filluar veprimet procedurale për veprën penale të vjedhjes me dhunë parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal, ndërsa kjo çështje do t’i kalojë Prokurorisë. Nga burimet e policisë mësohet se kjo ngjarje ka zënë fill në orën 18.30 minuta kur 66-vjeçarja ndodhej te vendi i quajtur “Çezma e Shetros”, një vend ky që gjendet në periferi të Korçës. Mësohet gjithashtu se policia ka ndalur 24-vjeçarin fill pas marrjes së denoncimit nga ana e 66-vjeçares. Burimet në fjalë bënë të ditur se ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datën 28.06.2009 rreth orës 18.30 minuta, kur 66-vjeçarja ndodhej në vendin e quajtur “Çezma e Shetros” në qytetin e Korçës, pikërisht në këtë vend 24-vjeçari ka goditur me grushte dhe e ka rrëzuar në tokë, duke i marrë varësen, të cilën e kishte në qafë. Ky shtetas, banues i lagjes nr. 3 në Korçë, ka qenë i dënuar edhe më parë për veprën penale të vjedhjes, përfundojnë burimet e policisë së Korçës.