I rrëshqet këmba, vdes nën krom
BULQIZE - Shënohet vdekja e radhës në minierën e Bulqizës. Xhevat Bulqiza, 55 vjeç, ka humbur jetën dje pasi një masiv kromi ka rënë mbi të.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 të ditës së djeshme kur Bulqiza ka rrëshqitur në anën e pjerrët të një stoku kromi dhe trupi i tij është goditur nga gurë të madhësive të ndryshme. I aksidentuari rëndë është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit, por dëmet e mëdha në pjesë të ndryshme të trupit dhe hemorragjia kanë bërë që babai i katër fëmijëve të ndërrojë jetë pak minuta më vonë. Sipas grupit hetimor të ngritur menjëherë pas ngjarjes, i pranishëm në aksident ka qenë edhe dhëndri i Bulqizës, Afrim Caka. Caka ka sqaruar për policinë se "kemi punuar gjatë gjithë ditës në stogjet e kromit bashkë më Xhevatin për të siguruar të ardhura nga shitja e kromit, pasi gjendja ekonomike e familjeve tona është mjaft e rëndë. Punuam deri rreth orës 17 dhe pasi ndërpremë punën zbritëm për në qytet. Xhevati ecte para dhe unë pas tij. Krejt papritur ai shkau dhe ra poshtë. Mbi trupin e tij ranë gurë të madhësive të ndryshme. Ai përfundoi në fund të stokut dhe kur arritëm edhe ne pranë tij e kemi gjetur pa ndjenja". Vdekja e 55 vjeçarit e ka çuar në 14 numrin e viktimave në minierën e kromit dhe stogjet e Bulqizës në 1 vit e gjysmë. e.d