Berat, hetim dy funksionarëve të policisë, u denoncuan nga 1 vajzë
BERAT - Dy drejtues të policisë së Beratit janë nën hetim nga Prokuroria e Rrethit, pas denoncimit të një vajze për veprime arbitrare ndaj saj.
Sipas prokurorit të Rrethit, Xhemal Saliasi, procedimi ka nisur ndaj ish-shefit të antitrafiqeve, Mehmet Rrapo, (aktualisht shef i sektorit të krimit ekonomik) si dhe ish-inspektorit të Antitrafiqeve, Enton Softa, (tashmë në krye të sektorit). Kryeprokurori pohon se J. Qevani i akuzon dy funksionarët se e kanë detyruar të pranojë faktin se, ajo shfrytëzohet në Belgjikë nga personi me të cilin bashkëjeton, ndonëse vetë vajza, tashmë 23 vjeçe e mohon këtë fakt. Historia ka nisur në vitin 2001, kur ishte 16 vjeçe dhe u largua drejt Perëndimit në shoqërinë e Kreshnik Qerimesë. I pari që dyshoi se ajo po shfrytëzohej nga i dashuri ishte babai i vajzës, i cili denoncoi rastin në polici. Që nga ai vit e deri në vitin 2007 vajza është deportuar disa herë nga policia belge, jo vetëm për mungesë dokumentesh, por dhe se e akuzonte për ushtrim prostitucioni. Në çdo kthim ajo është shoqëruar në polici, ku është marrë në pyetje në lidhje me akuzën, por në çdo rast ka këmbëngulur se nuk detyrohet të ushtrojë prostitucion, por se bashkëjeton me djalin me të cilin u largua. Vitin e shkuar ajo është kthyer për herë të katërt nga Belgjika, duke u marrë sërish në pyetje. Por, sapo ka dalë nga komisariati i është drejtuar prokurorisë, duke paditur shefin e Antitrafikut dhe një inspektor të sektorit se, po e detyronin të pranonte se ushtronte prostitucion jashtë vendit. Bazuar në këtë denoncim nisën hetimet në gjendje të lirë, duke u vënë nën padi dy funksionarët nuk kishin përcjellë asnjë dokument në Prokurori. Por, të pyetur për këtë dosje, Rrapo dhe Softa i kanë cilësuar si sajesa për qëllime ambicioze të Prokurorisë, duke këmbëngulur se hetimi ka nisur fillimisht nga i ati i vajzës e më pas nga të dhënat e policisë belge. d.xh