I sëmuri mendor i çan kokën me çekiç babait
I sëmuri mendor del nga spitali dhe tenton të vrasë babanë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, rreth orës 20:30 të së martës. Sipas policisë lokale, një 32-vjeçar ka plagosur rëndë në ambientet e shtëpisë babanë e tij. Dhionis Kita ka qëlluar të atin dy herë në kokë me çekiç, duke i shkaktuar dy plagë të mëdha, që i kanë prekur edhe trurin.
Policia ka thënë se 62-vjeçari Petrika Kita pas plagosjes së rëndë me dashje është dërguar me urgjencë nga të afërmit e tjerë drejt spitalit civil të qytetit. Por, edhe pse ka marrë ndërhyrjen e parë mjekësore, për shkak të gjendjes tepër të rëndë dhe kritike për jetën, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në kryeqytet. Mjekët, të cilët nuk kanë dhënë shumë shpresa për jetën e 62-vjeçarit, me dy plagë të hapura në kokë, kanë deklaruar se janë munduar të mbajnë në jetë të plagosurin për një ndërhyrje më të specializuar mjekësore në Tiranë.
Nga ana tjetër, policia e Korçës ka izoluar 32-vjeçarin që rezulton se është i sëmurë mendor.
Sipas të dhënave nga policia e Korçës, e cila u referohet deklarimeve të të afërmve, Dhionis Kita, në momentet para ngjarjes kishte kaluar një krizë të rëndë dhe ndërsa të afërmit janë përpjekur ta qetësojnë ai ka marrë një çekiç dhe ka goditur me të babanë.
Nga deklarimet që kanë dhënë familjarët, 32-vjeçari vuante prej kohësh nga sëmundje mendore. Për këtë arsye, ai mbahej i shtruar në spitalin psikiatrik të qytetit të Elbasanit. Por, ndërsa është mbajtur nën trajtim për më shumë se 40 ditë, të afërmit kanë vendosur ta tërheqin në shtëpi, megjithëse ai shfaqte shenja agresiviteti. Burimet e policisë kanë bërë të ditur se 32-vjeçari kishte dalë nga spitali psikiatrik i Elbasanit para disa ditësh, me kërkesën e familjarëve.
Policia ka deklaruar se ndaj Dhionis Kitës rëndon akuza e vrasjes me dashje të mbetur në tentativë ndaj 62-vjeçarit Petrika Kita. Edhe pse është shoqëruar dhe izoluar nga policia, për shkak të gjendjes së rënduar mendore, për 32-vjeçarin nuk është vendosur arresti.