Kapet në Greqi, pas tre vjet kërkimesh, tutori 26-vjeçar
Ekstradohet nga Greqia në bazë të ekzekutimit të urdhrit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë 26-vjeçari Dorjan Velmishi. Ekstradimi i Velmishit është kryer mbrëmjen e së premtes nëpërmjet aeroportit ndërkombëtarë të "Nënë Terezës".
Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Fierit mësohet se 26- vjeçari Velmishi, lindur në fshatin Luar të Komunës Strum në Rrethin e Fierit prej tre vjetësh rezultonte person i shpallur në kërkim. Në vendimin që u pasua me daljen e urdhrit të ekzekutimit ndaj Dorjan Velmishit është marrë masa e arrestit "arrest me burg", për veprën penale të "shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese", e parashikuar nga neni 114/a/5 të Kodit Penal. Burimet zyrtare të Policisë së Fierit pohojnë për gazetën se shpallja në kërkim e 26-vjeçarit Dorjan Velmishi ka ndodhur gjatë vitit 2006, pas denoncimit të kryer prej një femre të cilën ai e kishte shfrytëzuar për prostitucion.
Bëhet fjalë për shtetasen e quajtur Xhina M. e cila ka paditur në polici tutorin e saj menjëherë pas shpëtimit nga "kthetrat" e tij. Vajza ka deklaruar se Dorjan Velmishi i kishte premtuar martesë dhe pasi e kishte çuar në Greqi, duke përdorur dhunë, e kishte detyruar të punonte si prostitutë. Menjëherë policia nisi hetimet dhe shpalli në kërkim 26-vjeçarin, i cili në kohën që ka përdorur të renë për prostitutë, ka qenë 23 vjeç. Pas ekstradimit ai është dërguar në burgun 302 të Tiranës.