I sëmuri mendor sulmon me thikë infermieren në spital
Ngjarja ndodhi në Spitalin Psikiatrik. Altin Doko, nga Përmeti, ka plagosur dy gratë në orët e mesditës
Artan CENA
VLORË - Një i sëmurë mendor ka qëlluar me thikë personelin e Spitalit Psikiatrik në Vlorë, ku ishte i shtruar prej disa ditësh. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në kuzhinën e spitalit. Burime nga Policia e Vlorës kanë bërë të ditur se një pacient nga Përmeti, i shtruar pas vendimit të gjykatës, ka tentuar të vrasë dy punonjëse të Spitali Psikiatrik. Sipas policisë lokale, të plagosurat nga sulmi kanë mbetur një infermiere dhe një sanitare. Ato janë dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Siç bën të ditur policia, pacienti Altin Dako, 25 vjeç, ka hyrë në kuzhinën e pavijonit dhe ka qëlluar disa herë me thikë sanitaren e spitalit. Më pas ka ndërhyrë infermierja, por i është kthyer edhe asaj duke i shkaktuar plagë në trup. Mësohet se më rëndë është sanitarja, e cila është në sallën e reanimacionit, ndërsa infermieria ka marrë plagë më të lehta.
Autori
Altin Doko është person me precedentë penalë, i cili vuante nga çrregullime mendore, ndaj edhe ishte shtruar në neuropsikiatri për kurim. Drejtoresha e spitalit ka kërkuar nga policia largimin nga spitali të autorit të krimit. Mbi të rëndon akuza e tentativës për vrasje. Pas ngjarjes së rëndë mësohet se autori është duke u mbajtur i izoluar në ambientet e Spitalit Psikiatrik, ndërsa personeli i spitalit ka kërkuar largimin e Dokos për shkak të rrezikshmërisë së tij. Ka qenë drejtoresha e këtij spitali që ka bërë kërkesën e largimit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen që për pak nuk u kthye në një tragjedi. Uniformat blu kanë bërë të ditur se autorit të dyshuar, përveç akuzës së parë, do t’i shtohet dhe akuza për ngjarjen e djeshme. Ndërkohë që Altin Doko ka qenë dhe më parë kontingjent i policisë pasi akuzohet për një tentativë përdhunimi, ngjarje kjo e ndodhur në Përmet disa vite më parë.
Të plagosurit
Të bërtiturat dhe kërkesat për ndihmë të dy grave kanë vënë në alarm personelin e Spitalit Psikiatrik të Vlorës. Në ndihmë të infermieres dhe sanitares kanë shkuar të gjithë kolegët, të cilët u kanë dhënë ndihmën e parë. Menjëherë dy të plagosurat janë dërguar në Spitalin e Vlorës ku janë vënë në terapi intensive. Dy gratë kanë qëndruar në reanimacion deri në orët e vona të mbrëmjes dhe më pas kanë kaluar në pjesën tjetër të spitalit. Siç është bërë e ditur, në gjendje më të rëndë ndodhet sanitarja, e cila ka marrë disa plagë nga thika e të sëmurit mendor. Ndërkaq, infermierja ka marrë plagë më të lehta. Burime policore thanë se janë duke hetuar këtë ngjarje në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Vlorës.
5 Qershor 2010