UT, miratohen diplomat e reja
Senati i Universitetit miraton ne parim, modelin e Diplomes se Nivelit te Pare, pritet miratimi perfundimtar
Senati Akademik i Universitetit te Tiranes, ka miratuar dje diplomat e reja te Nivelit te Pare per studentet. Ne fakt, vendimi i marre dje, pritet qe te publikohet se bashku me vendimet e tjera per diplomat e niveleve te ndryshme. Sipas burimeve nga rektorati i Universitetit te Tiranes, me pas modeli do t'i dergohet Ministrise se Arsimit dhe te Shkences per t'u regjistruar. Diploma e re, ndryshon rrenjesisht nga varianti i vjeter dhe do te kete nje sere elementesh te reja, duke iu perputhur kerkesave te ligjit. Ne diplomen e re te sapomiratuar, do te vendosen te gjitha detajet e percaktuara ne udhezimin e Ministrise se Arsimit, si emri i universitetit, fakultetit, emertimi i diplomes, firmat e rektorit dhe dekanit si edhe numri i amzes dhe i diplomes. Burime nga Universiteti i Tiranes, bejne te ditur se kjo diplome, ndonese nuk do te kete titullin, do te permbaje profilin e deges se studiuar, ne menyre qe edhe kerkesat e studenteve te plotesohen, edhe formati te jete teresisht i perputhshem me ligjin. Behet fjale per stemen e Republikes se Shqiperise, emblemen e institucionit perkates te arsimit te larte (ne kete rast te UT-se), emertimin "Republika e Shqiperise" dhe emertimin e universitetit. Me pas, do te jene te shkruara gjeneralitetet e studentit, si emri, atesia dhe mbiemri i studentit, vendi dhe data e lindjes. Nje vend te vecante ne diplomat e reja do te kete edhe emertimi i diplomes, data e mbrojtjes se tezes se diplomes, numri i amzes/matrikullimit te studentit, numri i diplome, data e leshimit te saj si dhe emri i rektorit dhe dekanit perkates, te shkruar me dore. Gjithcka eshte arritur pas nje sere protestash te studenteve, te cilet nuk u pajtuan me modelin e shpallur nga MASH, i cili sipas tyre i ngjante me shume nje vertetimi se nje diplome te vertete. Ne fund, Ministria e Arsimit eshte terhequr perpara pretendimeve te universiteteve te Tiranes, duke pranuar gabimet e udhezimit, te nenshkruar nga ish-ministri Pollo. Ne nje udhezim te ri, ministri Beja, duke iu perputhur kerkesave te ligjit te arsimit te larte, u ka lene ne dore universiteteve qe te modelojne grafikisht diplomat, duke hequr kriteret e peshes se fletes dhe te ngjyrave qe do te hidheshin mbi te. Ministri Beja ka udhezuar qe universitetet te mund te shtojne elemente te tjera ne diploma, pervec atyre te percaktuara ne udhezim, duke permbushur ne kete menyre, ate cka parashikon ligji. Madje, ne udhezimin e ri eshte hequr stema e Ministrise se Arsimit nga diplomat universitare, duke i bere ato te pajtueshme me diplomat ne tregun evropian universitar.
Elementet qe do te vendosen ne diplome:
Stemen e Republikes se Shqiperise.
Emblemen e institucionit perkates te arsimit te larte.
Emertimin "Republika e Shqiperise".
Emertimin e institucionit perkates.
Emrin, atesine dhe mbiemrin e studentit.
Vendin dhe daten e lindjes.
Emertimin e diplomes, sipas pikave 2 dhe 3 te ketij Udhezimi.
Daten e mbrojtjes se tezes se diplomes.
Numrin e amzes/matrikullimit te studentit.
Numrin e diplomes.
Daten e leshimit te diplomes.
Emrin e rektorit dhe te dekanit perkates, te shkruar me dore.