I shpërthen bombola e gazit, vdes i moshuari
01/04/2009 Jetonte i vetëm
ELBASAN- Një i moshuar ka gjetur vdekjen tragjikisht pasi një bombol gazi ka shpërthyer teksa ai po përpiqej ta ndizte e të gatuante. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes në lagjen “28 Nëntori” afër Drejtorisë së Elektrikut, kur Hyqmet Lisi 75 vjeç është përpjekur të ndezë gazin, por përqendrimi i gazit ka bërë që flaka t’i shpërthejë në fytyrë dhe presioni i gazit ta përplasë duke i shkaktuar vdekjen. Edhe pse fqinjët pasi kanë dëgjuar shpërthimin kanë vrapuar ta ndihmojnë, për të s’ka pasur asnjë mundësi. Zjarrfikësve nuk u ka mbetur tjetër veç të fikin zjarrin e mbetur dhe të kërkojnë ndërhyrje për të transportuar kufomën e të moshuarit, i cili jetonte vetëm, i pamartuar. Zjarrfikësit deklarojnë si version shpërthimin e bombolës së gazit. Një grup ekspertësh ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të verifikuar rrethanat e shpërthimit dhe shkakun që e ka shkaktuar. Nga fqinjët e familjes deklarohet se i moshuari jetonte vetëm dhe se gatuante me gaz si të gjithë. Për të kujdesej një mbesë e tij, e cila dje nuk është ndodhur në banesë në momentin e shpërthimit. Lisi ka punuar gjithë jetën si arsimtar.