Kapet shqiptarja me 12 kg kokainë
01/04/2009 Me pasaportë britanike
COMO- Trafikimi i lëndës narkotike për organizatat kriminale ka bërë protagoniste të këtij veprimi kriminal një shtetase shqiptare, emri i së cilës nuk bëhet i ditur për arsye hetimore. Agjencia e lajmeve italiane ANSA që i referohet burimeve të saj pranë grupit hetimor të policisë italiane shkruan se shtetasja shqiptare kishte marrë përsipër të transportonte nga Zvicra në Itali një sasi prej 12 kilogramësh droge të llojit kokainë. Shqiptarja me pasaportë britanike dyshohet se e ka marrë drogën nga Holanda për ta shpërndarë më pas në tregjet e qyteteve italiane. Aktualisht policia përveç shtetases shqiptare të arrestuar nuk ka mundur të ndalojë apo të identifikojë ndonjë person tjetër që mund të ketë pasur lidhje me vajzën. ANSA shkruan se shqiptarja dyshohet se është anëtari e ndonjë organizate kriminale qe vepron kryesisht me trafikimin e heroinës dhe kokainës nga Holanda në Itali. Policia Komos nuk ka dhënë detaje mbi ndalimin e saj, por është shprehur se ajo i është nënshtruar grupit hetimor, i cili është i interesuar për bashkëpunëtorët e tjerë në këtë trafik. Nuk dihet me saktësi nëse shqiptarja ka kallëzuar bashkëpunëtorët e saj, por gjithsesi kjo gjë pritet të zbardhet në ditët në vazhdim. Shtetasja shqiptare, por me pasaportë britanike është kapur në kufirin midis Italisë dhe Zvicrës. Pas një kontrolli në pikën e kalimit kufitar, policia ka konstatuar se në makinën e saj gjendeshin disa pako me pluhur të bardhë. Pas këtij dyshimi janë vënë në lëvizje specialistët e lëndëve narkotike, të cilët më pas kanë përcaktuar se pluhuri i përkiste llojit kokainë.