E Shtunë, 31 Tetor 2026

Linje e re per asgjesimin e mortajave

Zv/ministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahia, informoi se ne gusht do te filloje puna per demontimin e minave kunder-tank
Elbasan-Ne Uzinen e Lendeve Plasese ne Mjekes, u inaugurua dje linja e re e demontimit te predhave te mortajes 120 mm. Ne kete linje do te asgjesohen ne dy faza 11 mije ton predha mortaje, proces qe do te zgjase deri ne fund te vitit 2013. Ne inaugurimin e linjes se re te demontimit te predhave te mortajes, ishte i pranishem edhe zevendesministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahia. “Kjo uzine ka arritur edhe nje sukses tjeter te madh, sepse ka eliminuar sasine prej 157 ton ekzogjen, nje lende eksplozive e fuqise se larte dhe shume e rrezikshme”, tha Spahia. Ndersa sipas tij, ne muajin gusht kjo linje do te hyje teresisht ne funksion te shkaterrimit te minave kunder-tank me nje kapacitet vjetor prej 800 ton. Ai permendi punen qe po kryhet ne kete drejtim edhe ne dy uzinat e tjera ushtarake ate te Policanit dhe Gramshit, si edhe ne poligonet e miratuara tashme per kete proces te rendesishem. Duke iu drejtuar punonjesve te kesaj uzine, Spahia tha se “ne duhet te rrisim te gjitha projektet tona per trajnimin, kualifikimin dhe certifikimin e punonjesve qe jane te angazhuar ne procesin e demontimit te municioneve me qellim qe te shmangim te gjitha incidentet e mundshme”.
Linja e re per demontimin e predhave te mortajave te kalibrit 120 mm, ka nje kapacitet vjetor prej 3 200 ton. Kjo linje eshte adoptuar nga linja e demontimit te predhave 160 mm dhe eshte permiresuar ne shume drejtime. Deri ne fund te vitit 2010 ne kete linje parashikohet te demontohen 1 500 ton predha te kalibrit 120 mm. Ne muajin qershor ne uzinen e Mjekesit perfundoi plotesisht demontimi industrial i predhave te mortajes 160 mm, qe ishte edhe kalibri me i madh i predhave. Ne procesin e demilitarizimit te municioneve te teperta, prioritet i eshte dhene demontimit industrial ne uzinat ushtarake. Ne poligonet e miratuara per kete qellim do te asgjesohen vetem ato lloje municionesh, qe nuk mund te demontohen ne rruge industriale. Keshtu 67 % e municioneve do te demontohen ne uzinat ushtarake dhe 33 % ne poligone.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›