E Hënë, 2 Nëntor 2026

I shpëton thikës, plagoset me pistoletë

05/05/2005  TIRANË- Plagoset me pistoletë një 23-vjeçar në Kombinat. Ngjarja, sipas burimeve policore ka ndodhur në orët e pasdites së djeshme, kur Leonard Sefa ka qëlluar fillimisht me thikë e pastaj me pistoletë Edmond Beqirin, 23 vjeç. Viktima dhe autori i ngjarjes u grindën në mes të Kombinatit, teksa ishin duke pirë kafen e pasdites. Burime nga Policia e Tiranës bënë të ditur se gjendja shëndetësore e të plagosurit Muça, për fat të mirë nuk i kalon parametrat e rrezikut për jetën, për shkak se plumbi i vetëm e ka prekur në bark, duke mbetur aty. Mjekët e Spitalit Ushtarak u shprehën për gazetën, në rrugë telefonike, se plumbi nuk ka prekur organet jetësore të trupit dhe 23-vjeçari pas një ndërhyrjeje paraprake në kirurgji, ndodhet në kushte tepër të mira shëndetësore. Nga ana tjetër, krerët e Komisariatit të Kombinatit kanë koordinuar aksionin për kapjen e autorit në një kohë të shkurtër, të Leonard Sefës. Tashmë, ai ndodhet në ambientet e brendshme të këtij komisariati dhe ndaj tij rëndojnë dy akuza, ajo e tentativës për vrasje dhe e armëmbajtjes pa lejë. Ekspertët i kanë bllokuar edhe pistoletën e tipit TT. Nga burime të policisë mësohet se, Sefa dhe Beqiri kishin shoqëri me njëri-tjetrin, duke qenë se banonin të dy në lagjen e Kombinatit. Shkaku i plagosjes ka qenë një sherr që nisi e mbaroi për 5 minuta, ndërsa viktima nuk pati mundësi të mbrohej.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›