E Hënë, 2 Nëntor 2026

Prokurorët prej një muaji e gjysmë pa paga

05/05/2005  Disa nuk janë pajisur ende me karta. Nuk u lajmëruan se do të merrnin paratë vetëm një herë në muaj

Mbeten prej një muaji e gjysmë pa paga prokurorët dhe administrata pranë institucioneve të hetimit të krimit. Nga vetë punonjësit e administratës, por edhe nga prokurorë pranë Krimeve të Rënda dhe Prokurorisë së Tiranës, mësohet se prej një muaji e katër ditësh nuk kanë marrë asnjë lek prej pagave të tyre. Madje, një pjesë e prokurorëve të Krimeve të Rënda mbeten ende të papajisur me karta. Por, edhe ata që i kanë marrë kartat, nuk kanë mundur t’i tërheqin ato nga bankomatet (aparaturat e vendosura për tërheqjen e parave). Kjo, pasi kur prokurorët kanë shënuar kodin e kartës së tyre, bonusi i lekëve ka qenë zero, për shkak se thesari i shtetit ende nuk ka kaluar pranë bankës fondin e pagave të tyre. Ka qenë një marrëveshje mes bankës dhe thesarit të shtetit, ku është nënshkruar që pagat të merren një herë në muaj, por, ndonëse kanë kaluar edhe katër ditë të tjera, prokurorët mbeten ende pa pagat e tyre.

Mospagimi

Duket se mënyra e re e pagimit të efektivëve të drejtësisë, nuk ka qenë ndonjë përvojë e këndshme për prokurorët. Prej një muaj e katër ditësh, ata kanë mbetur pa paga. Kjo, pasi ende nuk janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme të kontratës mes bankës “Raiffeisen” dhe thesarit të shtetit. Sipas nëpunësve të administratës të prokurorive të kryeqytetit, mësohet se bankës nuk i ka kaluar ende fondi i pagave të tyre. Madje, një pjesë e prokurorëve të Krimeve të Rënda mbeten ende të papajisur me kartat e tyre personale për tërheqjen e pagave. Sipas prokurorëve të organit të akuzës së rrethit Tiranë dhe atyre të Krimeve të Rënda, edhe ata që janë pajisur me kartë, nuk kanë mundur të tërheqin pagat, pasi bonuset e tyre kanë qenë zero.

Asnjë lajmërim

Por, veç vonesës së pagave, prokurorëve u ka lindur edhe një tjetër problem. Tërheqja e parave një herë në muaj duket se i ka gjetur të papërgatitur ata. Prokurorë të kontaktuar nga gazeta, kanë pohuar dje se ata nuk janë lajmëruar rreth faktit se pagat do të tërhiqen vetëm një herë në muaj. Dhe nisur nga ky fakt, ata kanë qenë të papërgatitur për të përballuar nevojat financiare personale dhe të familjes së tyre. Por, si të mos mjaftonte kjo procedurë e re për tërheqjen e pagave një herë në muaj, për të cilën nuk ishin vënë në dijeni, u janë vonuar paratë edhe katër ditë pas afatit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›