Miosiu, kërkesë në UNESCO për mbrojtjen e Beratit
05/05/2005 Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, i kërkoi në Tiranë, përfaqësuesit të UNESCO-s përfshirjen e qytetit të Beratit në listën e trashëgimisë kulturore botërore.
Zyra e shtypit e Presidencës bëri të ditur se në takimin me të dërguarin e drejtorit të Përgjithshëm të UNESCO-s, Azedin Beshush, Moisiu vlerësoi angazhimin e këtij institucioni të rëndësishëm për ruajtjen e vlerave kulturore e arkitektonike të qytetit të Beratit.
Presidenti Moisiu vuri në dukje vlerat unikale të këtij qyteti, që “është një perlë e trashëgimisë kulturore evropiane” dhe nënvizoi rëndësinë e njohjes së tyre nga opinioni evropian. Gjithashtu, ai shprehu dëshirën që UNESCO t’i bëjë sa më të njohura vlerat e trashëgimisë kulturore shqiptare.
Beshush i shprehu Presidentit të Shqipërisë përshtypjet e veçanta nga vizita në këtë thesar të kulturës shqiptare. Ai i cilësoi ikonat e Beratit “nga më të bukurat e botës ortodokse” dhe “kryevepra botërore”. Ai vlerësoi dhe gjithashtu bashkëjetesën kristiane-islame, një vlerë e trashëguar deri në ditët e sotme në Shqipëri.
Zyrtari i lartë i UNESCO-s vizitoi Beratin, pas kërkesës që Presidenti Moisiu i bëri drejtorit të Përgjithshëm, Koishiro Matsura, që ky qytet të bëjë pjesë në listën e trashëgimisë kulturore botërore.