Ibraj: Nxënës, mos iu afroni "Dëshmitarëve të Jehovait"

05/05/2005 Kreu i Policisë së Shtetit jep alarmin në komisariate, ndalohet literatura fetare që ndikon në vetëvrasje
TIRANË- "Dëshmitarët e Jehovait" detyrojnë drejtorin i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Bajram Ibraj, të dërgojë një letërporosi në çdo komisariat për parandalimin e vetëvrasjeve. Zëdhënësja e Policisë së Shtetit, Eldira Teferiçi, tha dje se nisur nga rastet më të fundit të ngjarjeve tragjike të vetëvrasjes, të ndodhura në qytete të ndryshme të vendit tonë, Ibraj ka nxjerrë letërporosinë “Për disa masa për parandalimin dhe hetimin e vetëvrasjeve”. Përmbajtja e saj konsiston në urdhërimin e të gjitha shërbimeve të Policisë së Shtetit, të cilat në bashkëpunim të ngushtë me organin e Prokurorisë të analizojnë të gjitha rastet e vetëvrasjeve të ndodhura, por në të njëjtën kohë të evidentojnë dhe shkaqet, faktorët, mënyrat dhe mjetet e realizimit të këtyre rasteve, sidomos kur viktimat janë cilësuar si frekuentues të këtij sekti. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është organizimi i punës parandaluese, kryesisht nëpërmjet informimit dhe sensibilizimit të organizmave shtetërore dhe të shoqërisë civile, që mund të kontribuojnë në këtë drejtim. Në të njëjtën kohë, sipas Teferiçit, është kërkuar të bashkëpunohet ngushtë me Drejtoritë Arsimore në Qarqe, për t’i informuar lidhur me situatën e vetëvrasjeve si dhe për të organizuar në shkolla biseda me psikologë dhe punonjës socialë, me qëllim evidentimin e shkaqeve të mundshme dhe të simptomave të vetëvrasjes, por në të njëjtën kohë dhe marrjen e masave të përbashkëta parandaluese. Në këtë kontekst është parashikuar që të bashkëpunohet ngushtë në aspektin e parandalimit dhe futjes së literaturave të ndryshme, qofshin dhe fetare, të cilat kanë ndikuar apo mund të ndikojnë negativisht te të miturit dhe të rinjtë. Është tërhequr vëmendja për të rritur më shumë bashkëpunimin me komunitetin, për të marrë sa më shumë informacion dhe dijeni për probleme që mund të ekzistojnë, të cilat mund të nxitin vetëvrasjet. Gjithashtu janë ngarkuar shërbimet policore të punojnë më shumë në grumbullimin e informacioneve për aktivitete me karakter të dyshimtë fetar, të cilat mund të jenë nxitje për raste vetëvrasjesh, veçanërisht te të miturit dhe të rinjtë.