Gjykata rrëzon qeverinë, iu “kthen” makinat gjyqtarëve
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Kryetarët e gjykatave të të gjitha niveleve në vend si dhe gjyqtarët do të kenë të drejtë të lëvizin me automjete shtetërore deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundit ka pezulluar sot veprimin e ligjit të qeverisë, e cila përjashton zyrtarët e lartë nga përdorimi i automjeteve shtetërore. Në një seancë të posaçme, Kushtetuesja vendosi që kategoria e gjyqtarëve dhe e krerëve të të gjitha niveleve të gjyqësorit të përjashtohet nga ky kufizim deri në një vendim përfundimtar.
Pezullimi
Gjykata Kushtetuese pezulloi dje ligjin për makinat e administratës shtetërore në raport me gjyqësorin. Vendimi u shpall dje dhe është marrë pas ankimimit të paraqitur në Kushtetuese nga Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë. Gjykata Kushtetuese, urdhëroi pezullimin e ligjit të miratuar pak kohë më parë në Parlament, i cili u heq të drejtën e lëvizjes me makina shtetërore zyrtarëve të administratës, duke filluar nga zv.ministrat e deri tek pushtetarët vendorë. Pezullimi i dhënë nga Gjykata Kushtetuese i shtrin efektet në pjesën e ligjit që parashikonte heqjen e makinave zyrtare për gjyqtarët dhe gjykatat.
Unioni
Unioni i gjyqtarëve kishte ankimuar disa dispozita të ligjit në fjalë si antikushtetuese. Vendimi për përjashtimin e zyrtarëve nga e drejta e përdorimit të automjeteve zyrtare u mor në fillim të tetorit nga qeveria dhe u miratua më pas në Kuvend. Nga e drejta e përdorimit të makinave përfshihen deputetët si dhe nivelet e dyta dhe të treta të qeverisjes, të Presidencës, të institucioneve kushtetuese dhe të tjera. Njëherazi, ligji parashikon dhe kufizim lëvizjeje për Presidentin, kryeparlamentaren, kryeministrin dhe kryetarin e opozitës, që duan të lëvizin në fundjavë, me makinën e shtetit, pa paguar 50 mijë lekë në vit. Deputetët dhe zyrtarët e tjerë të lartë, të cilët kishin në dispozicion makina me shofer për transportin e tyre, tashmë duhet ta sigurojnë vetë atë. Në lidhje me deputetët dhe kryetarët e bashkive të tjera të mëdha të vendit, ligji parashikon dhënien e një bonusi prej 45 mijë lekë në muaj, në mënyrë që ata të përballojnë vetë shpenzimet për transportin e tyre. Sipas draftit, bonuse do tu jepen edhe zyrtarëve të tjerë, në sasi më të ulëta, Qeveria pretendon se me këtë ligj buxheti i shtetit kursen së paku 30 milionë dollarë në vit.
Ky lajm është publikuar: 26/11/2009