E po çfarë të bëjmë Mulo jetojmë...
Nga Flamur BËRDËLLIMA
Disa dhjetëra herë, jo vetëm në shkrimin e kësaj gazete të nderuar, por dhe diku gjetkë kam thënë atë që realisht është e vërtetë: Kam me mijëra miq në Shqipëri, dhe një ndër ta padyshim që është edhe Ilir Mataj, ish Ministri i Komunikacionit. Iliri, ky korçar i denjë, le ta themi kështu, më ka përafruar gjithnjë një raport shumë të thjeshtë me jetën: Dashurinë për të. Le ta themi, për një arsye neglizhence, apo për një sedër të sëmurë nga ana ime, kisha disa muaj që nuk shkoja te zyra e tij. Por siç thotë një shoqja ime Shpresa, njeriu nuk është kaq i thjeshtë... Çfarë do të thotë që një njeri si Iliri thotë, pa ligësi dhe pa optimizëm të tepruar: Hajt mor Mul, jetojmë. Nuk më duket si një nga ato shprehjet e adoleshentëve të lagjes time, që presin të kalojnë kurvicka e radhës për të bërë seks me të. Nga ana tjetër, nuk më duket si një shprehje e kalibrit të Moisiut apo Jozefit, që të zhgënjyer nga turma aty poshtë, vazhdojnë dëshpërimisht të bëjnë thirrjen Hajt të jetojmë. Jo pse kam një të katërtën e gjakut tim prej çifuti, (madje e kam për nder), por nuk më duket se kjo shprehje e Ilirit, është thjesht një shprehje librash letrarë apo historiko-letrarë. Ore të dashur njerëz! A kam të drejtë një herë të vetme unë tju them se ju dua shumë?! Ore ju dua nuk ju urrej. Përse për të thënë këtë fjali duhet të jesh patjetër Shenjt apo i bekuar nga Papa. Në mënyrë shumë egoiste po them se dje botova një libër që quhet Vëmendje femre. Shumë modestisht aty kam ngritur idenë e një raporti natyral midis korteksit dhe subkorteksit. Do të thotë deklarativisht, se dhe unë jo nuk e di por e di shumë mirë se çfarë do bëja unë me një femër që do vinte në shtëpinë time në orën 21:00 të mbrëmjes. Ore siç thotë Iliri, Hajt të jetojmë se jeta i ka të gjitha. Vdiq para pak ditësh një djalë i mrekullueshëm me emrin Arjan Llënga, prind i mrekullueshëm me dy fëmijë, ish sportist, pa asnjë sëmundje të deklaruar, por prapë vdiq. Absolutisht nuk e quaj tepër që, përveç kampion atletike ishte edhe lexues i revistës time Obelisk dhe Gazetës SOT, mirëpo vdiq. Ndjesë pastë! Ndërkohë, në mënyrë obsesive, më del parasysh distikti i Ilirit: Hajt mor Mul, çfarë do bëjmë, do jetojmë. Nja 100 herë apo më shumë më kanë pyetur shokët e mi më të ngushtë të kësaj jete, filozofët mendoj dinjitozë, Artan Fuga dhe Përparim Kabo se: Mulo, jeta është një iluzion, apo jo. A thua se unë jam Buda. A thua se nuk kam ngrënë po të njëjtën bukë me kripë e me vaj po me ta. Dhe kaq.