E Hënë, 2 Nëntor 2026

I treti hajdut i bagëtive në pranga

12/05/2005  TIRANE - Policia e Tiranës arreston një hajdut të bagëtive. Pas prangosjes së dy bashkëpunëtorëve të tij, disa ditë më parë, uniformat blu kanë arrestuar edhe shtetasin Gëzim Balla, 26 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në Paskuqan. Ky shtetas, sipas burimeve zyrtare të Policisë së Tiranës, është bashkëautor në vjedhjen e disa bagëtive, së bashku me shtetasit Trëndafil Koçi dhe Shefki Sefa, të cilët janë arrestuar në flagrancë menjëherë pas kryerjes së kësaj vjedhjeje, vepër penale e parashikuar nga neni 134 e 25 të Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme. Vjedhja e bagëtive prej disa muajsh, është bërë një nga shqetësimet kryesore të komisariateve të Tiranës, të cilat më ndarjet e reja përfshijnë edhe disa fshatra.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›