E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kontigjenti italian me drejtues të ri

12/05/2005  DURRES - Është zëvendësuar dje në Durrës komandanti ushtarak i kontigjentit italian pranë NATO-s pas përmbushjes së misionit të tij ushtarak.

Zëvendësimi i kolonelit Gian Luca Giovannini është bërë përmes një ceremonie të organizuar në venddislokimin e trupave ushtarake të NATO-s në vendin tonë, ndërkohë që ceremonia është ndjekur edhe nga ambasadori italian në Tiranë, Attilio Massimo Iannucci. Efektivi i kontigjentit italian pranë NATO-s i pranishëm në Shqipëri për misione humanitare dhe ushtarake ka përfunduar dje misionin e tij 6-mujor, kohë gjatë së cilës janë realizuar shumë misione dhe operacione të karakterit ushtarak dhe atij humanitar. Regjimenti i këmbësorisë “Torino”, kontigjent ushtarak italian për mbështetjen e NATO-s në Shqipëri, është vendosur 6 kilemetër larg Durrësit, në vendin e quajtur Plepa. Në prani të autoriteteve ushtarake shqiptare dhe italiane, si dhe të ambasadorit italian në Tiranë, komandanti i regjimentit "Torino", kol. Gian Luca Giovannini i dorëzoi detyrën komandantit të regjimentit të manovrës, kol. Giovanni Marchese gjatë ceremonisë së drejtuar nga gjen. Pasquale Fierro, komandant i forcave të NATO-s në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›