E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vodhi telat e tensionit,la fshatin pa drita

12/05/2005  TIRANE - Një 15-vjeçar nga Paskuqani vodhi kabllin e rrymës elektrike të kësaj komune. Burime policore, bënw të ditur se dy ditë më parë nga punonjësit e Komisariatit Nr. 3, u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit L.Gj., 15 vjeç, lindur në Dibër e banues në Paskuqan. Ky shtetas është kapur në flagrancë, duke vjedhur një sasi kablli elektrik në Ndërmarrjen e Ndriçimit Publik të Tiranës, vepër penale e parashikuar nga neni 134/2 të Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme. Ndërkaq nga hetimet e deritanishme, ka rezultuar se nga grabitja e telave të tensionit, një lagje e madhe e kësaj komune ka mbetur pa drita, për dy ditë me radhë. Ka qenë një deklarim i njërit prej banorëve të lagjes në policinë e kryeqytetit, ai që ka bërë që blutë të vihen në aksion për kapjen e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›