I veçantë
-Kaq i veçantë është ky njeri?
-Imagjinoni, pas dhjetë minutash që bisedoni me të, do të ishit të lumtur të hidheshit nga dritarja e katit të 25-të të një ndërtese.
Kanibalët
-Sot i dashur nip, gjyshi do të tregojë rreth historisë së jetuar prej tij, kur u gjend i vetëm në xhungël në mes të njëzetë kanibalëve të uritur.
-O gjysh, po ti herën e parë sikur më ke thënë se ishin dhjetë kanibalë?!...
-E more nipçe, ishe shumë i vogël që të të tregoja atëherë se qenë plot 20 kanibalë të uritur...
31 Maj 2008