Fotografohen indianë primitivë mes Brazilit dhe Perusë
cilat ende nuk kanë pasur asnjë kontakt me njerëzimin e civilizuar janë fotografuar nga një helikopter teksa të lyer me bojë të kuqe, kërcënueshëm tundin heshtat dhe shigjetat e tyre kundrejt fotografuesve. Fotografitë e tribusë së rrallë janë shkrepur në kufirin mes Brazilit dhe Perusë. Ato konsiderohen si ndër të paktat prova për ekzistencën aktuale të fiseve primitive.
Në botë sot për sot mendohet se ekzistojnë rreth 100 tribu të tilla, gjysma e të cilave gjenden në Brazil e Peru.
(Reuters)
Festivali i Kanës
Çmim për “Le Silence de Lorna”, ku luan kosovarja Arta Dobroshi
Fiton çmimin për skenarin më të mirë filmi me regji të Laurent Cantet “Le silence de Lorna”, (Heshtja e Lornës) ku interpreton dhe aktorja kosovare Arta Dobroshi. Lorna është një shqiptare, që në Belgjikë bëhet pronare e një kafeneje sëbashku me të fejuarin e saj, Klaudion. Padashur, ajo bëhet pjesë e një mashtrimi të inskenuar nga Fabio, i cili i kërkon t’i martojë të dy. Lorna është në dijeni të kësaj martese dhe e pranon për të fituar nënshtetësinë. Lorna fiton nënshtetësinë belge dhe Fabio tani kërkon të vrasë të dashurin e saj, në mënyrë që ta shfrytëzojë sërish Lornën, duke e martuar me një mafioz rus.
31 Maj 2008