Murinjo-Moratit: “Shit Ibran”
Trajneri i ri i Interit, Hose Murinjo i ka kërkuar padronit zikaltër Masimo Morati të shesë sulmuesin suedez Zlatan Ibrahimovic. Ish-trajneri i Çelsit nuk e konsideron ish-lojtarin e Juventusit si pjesë e planeve të tij. Murinjo do të prezantohet si pasuesi i Roberto Mançinit javën e ardhshme, por ish-trajneri i Portos ka nisur tashmë përgatitjet për listën e merkatos verore. Në shtypin italian ka pasur shumë spekulime mbi një transferim të mundshëm të Zlatan Ibrahimoviçit drejt Barcelonës, si pjesë e këmbimit me Samuel Etonë dhe një pjese parash. “Special One” siç konsiderohet edhe trajneri portugez nga media, kërkon të fitojë Ligën e Kampioneve, një kompeticion që solli edhe Murinjon te Interi. Murinjo dëshiron të shesë Ibrahimoviçin pasi ai këkron të mos ketë asnjë lidhje me skandalin e basteve në Itali, “Calciopoli”-in.
Mihajlovic: “Mançini, perfekt për Çelsin”
Dora e djathtë e Roberto Mançinit, Sinisa Mihajloviç, deklaroi se miku i tij i ngushtë mund ta menaxhojë shumë mirë Çelsin. Mançini u shkarkua nga padroni i Interit, Masimo Morati dhe tashmë është një i papunë luksi. Serbi Mihajloviç, i cili ishte ndihmësi i Mançinit te Interi, beson se kolegu i tij zotëron gjithçka që duhet për të bërë një skuadër të suksesshme në “Stamford Bridge”.
“Unë nuk e konsideroj Çelsin një klub më superior se Interi në termat e historisë. Për këtë arsye unë them se Roberto mund ta menaxhojë lehtësisht Çelsin dhe të bëjë gjithçka mirë”, - tha ish-specialisti i gjuajteve të lira.
Juventusi blen brazilianin Amauri
Juventusi konfirmoi në sitin e tij zyrtar se kompletoi transferimin e sulmuesit të Palermos, Amauri te “Zonja e Vjetër”. Brazilani nënshkroi një kontratë katër vjeçare dhe do të fitojë 4.5 milionë euro në vit. Kostoja e transferimit të lojtarit ishte në total 12.5 milionë euro.
31 Maj 2008